Flash

Apeli i Posaçëm rikthen Jorgo Goron në qeli

Lapsi.al 1 April 2026
Apeli i Posaçëm rikthen Jorgo Goron në qeli

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer në qeli pasi Apeli i Posaçëm i GJKKO-së la në fuqi vendimin e formës së prerë për dënimin e tij. Goro u vetëdorëzua pasditen e djeshme në Komisariatin e Vlorës, ku u bë edhe ekzekutimi zyrtar i masës "arrest me burg".

Ai u shpall fajtor për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës, proces për të cilin ishte dënuar më parë edhe nga Shkalla e Parë. Edhe pse dënimi fillestar ishte 2 vite burg, ai u reduktua në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas SPAK, pas zbritjes së kohës që ka kaluar në paraburgim, ish-kryebashkiakut i mbeten për të kryer edhe 6 muaj e 10 ditë heqje lirie. Ndërkohë, më herët, Goro kishte vuajtur 17 muaj burg nga një tjetër dënim prej 2 vite e 20 ditësh, që lidhej me tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 10 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Gjilekës, në Himarë. Ish-kryebashkiaku përfitoi ulje dënimi për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI