Flash

Çmimi i ulët i luleshtrydhes nxjerr në protestë fermerët e Fierit

Lapsi.al 30 March 2026
Çmimi i ulët i luleshtrydhes nxjerr në protestë

Fermerët e luleshtrydheve të zonës Frakull kanë dalë sërish në protestë këtë të mërkurë në aksin e autostradës Levan– Tepelenë. Ata ngrenë shqetësimin për çmimin e ulët të grumbullimit të lulështrydhes dhe mungesën e subvencioneve nga shteti.

Sipas fermerëve protestues, aktualisht lulështrydhja po blihet nga pikat e grumbullimit me rreth 5 mijë lekë të vjetra për arkë, ndërsa grumbulluesit e shesin në treg u konsumatorëve deri në 12 mijë lekë të vjetra për arkë ( një arkë ka 9 vasketa, 2 kg, 250 lekë të reja kilogrami). Kjo diferencë e madhe, sipas tyre, tregon për abuzim të hapur në treg, ku fermerët mbeten më të dëmtuarit.

Një tjetër shqetësim madhor i ngritur nga protestuesit është mungesa e mbështetjes financiare. Ata kërkojnë subvencione për bujqësinë, si dhe uljen e çmimit të naftës, që përbën një nga kostot kryesore të prodhimit.

Fermerët theksojnë se nëse ulet çmimi i karburantit dhe nëse qeveria subvencionon inputet bujqësore, si pesticidet dhe plehrat kimike, atëherë do të ulej edhe çmimi final i produkteve për konsumatorin.

Protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, duke theksuar se pa ndërhyrje urgjente, bujqësia vendase rrezikon të shkojë drejt falimentimit.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI