Flash

Bashkëpunimi Shqipëri–Japoni në fokus të Forumit të Dytë në Tiranë

Lapsi.al 26 March 2026
Bashkëpunimi Shqipëri–Japoni në fokus të Forumit

Forumi i Dytë i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri–Japoni u zhvillua këtë të mërkurë në Tiranë, duke vënë në fokus mbështetjen dhe nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri. Në fjalën e hapjes, organizatori i forumit dhe njëherësh presidenti i Dhomës Shqiptaro-Japoneze, z. Avni Ponari, theksoi se interesi i sipërmarrësve japonezë për Shqipërinë është konkret dhe në rritje, duke konsideruar forumin si platforma ideale për kthimin e ideve të biznesit në aksione konkrete për të dy vendet.

[video width="848" height="478" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/WhatsApp-Video-2026-03-26-at-10.07.35-1-1.mp4"][/video]

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimi, nënvizoi potencialin e Shqipërisë si portë për investimet japoneze drejt rajonit dhe Europës, duke shtuar se integrimi në BE rrit standardet dhe tërheq investitorë seriozë. Kryetarja e komisionit parlamentar të ekonomisë, Milva Ekonomi, shprehu mbështetjen parlamentare për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Ambasadorja Kikuko Kato vlerësoi punën e Dhomës dhe konfirmoi mbështetjen e Japonisë për integrimin e Shqipërisë në BE, duke e konsideruar vendin një portë të rëndësishme për investimet japoneze.

Përfaqësuesi i JETRO, Manuel Kaneko, vuri theksin te tri fjalët kyçe: ndërlidhje (connectivity), qartësi (clarity) dhe vazhdimësi (continuity), ndërsa përfaqësuesja e AIDA-s, Sara Zotaj, dhe drejtuesja e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona, prezantuan mundësitë për bashkëpunim dhe lehtësira institucionale. Në sesionin e dytë, te këto mundësi dhe lehtësira, më të detajuara, u sollën edhe prezantimet e përfaqësuesve dhe drejtuesve të Departamenti i Kërkimit në Bankë të Shqipërisë, TEDA Tirana, ASDRE, Durana Tech Park, drejtoria për Integrim, Planifikim Strategjik dhe Zhvillim Ekonomik në bashkinë e Tiranës dhe Agjencisë Kombëtare e Turizmit.

Diskutimet u zhvilluan në tre sesione, duke përfshirë mundësitë konkrete të investimeve japoneze dhe histori suksesi të produkteve japoneze në tregun shqiptar. Forumin e përshëndetën nërpërmjet videomesazheve edhe presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së qytetit të Çibas dhe Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Çiba, z. Hidetoshi Sakuma dhe z. Kjoko Spektor.

Në mbyllje, z. Ponari konfirmoi angazhimin e Dhomës për ndërtimin e një tradite të qëndrueshme dialogu dhe investimesh.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI