Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

BSH: Bilanci i pagesave preku deficitin më të ulët historik në vitin 2025

Lapsi.al 26 March 2026
BSH: Bilanci i pagesave preku deficitin më të ulët historik

Bilanci i pagesave u përmirësua ndjeshëm vitin e kaluar dhe shënoi deficitin më të ulët historik. Sipas Bankës së Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente kishte vlerën e 178 milionë eurove, 70% më pak krahasuar me vitin 2024. Kontributin kryesor e dha tremujori i tretë i vitit, ku falë prurjeve nga turizmi bilanci i llogarisë korrente rezultoi pozitiv për të dytin vit radhazi.

Përmirësimi i bilancit të llogarisë korrente gjatë 2025 erdhi kryesisht nga rritja e suficitit në shërbime, si edhe përmirësimi i bilancit për të ardhurat nga investimet dhe puna jashtë, si edhe nga rritja e remitancave, që kompensuan në pjesën më të madhe deficitin tregtar në mallra.

Deficiti i tregtisë së mallrave vitin e kaluar arriti në 5.96 miliardë euro, me një rritje prej 6.5% krahasuar me një vit më parë. Rritja e deficitit erdhi paralelisht nga rritja e mëtejshme e importeve dhe rënia e eksporteve.

Ndërkohë, bilanci tregtar në shërbime vitin e kaluar ishte pozitive në vlerën e gati 4.5 miliardë eurove, në rritje me 15% krahasuar me një vit më parë.

Pjesa dërrmuese e suficitit në shërbime erdhi nga turizmi. Statistikat treguan se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 2.69 miliardë eurove, në rritje me 17% krahasuar me vitin 2024. Të huajt shpenzuan më shumë se 5.7 miliardë euro për udhëtime në Shqipëri vitin e kaluar.

Shpenzimet e turistëve të huaj u vlerësuan në rritje me 14.7%, ndërsa shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën në masë më të vogël, me 12.6%.

Ndërkohë që turizmi vazhdoi të rrisë kontributin e tij pozitiv në bilancin e pagesave, të ardhurat nga fasoneria iu kthyen rritjes vitin e kaluar.

Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët u rritën në 699 milionë euro, 5.6% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Sektori i fasonerisë në vitet e fundit është goditur rëndë nga mbiçmimi i fortë i Lekut në kursin e këmbimit me euron dhe rritja e pagave, sidomos në aktivitetet e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Megjithatë, të paktën duke iu referuar shifrave të Bankës së Shqipërisë, viti i kaluar rezultoi në përmirësim.

Kontribut në rritje në bilancin e llogarisë korrente dhanë përsëri remitancat. Vitin e kaluar, dërgesat e emigrantëve arritën vlerën e 1.1 milardë eurove, në rritje me 7.3% krahasuar me një vit më parë. Valët e reja të emigrimit të shqiptarëve në vitet e fundit kanë rimëkëmbur remitancat, duke ndikuar pozitivisht bilancin e llogarisë korrente të vendit.

Ndërkohë, edhe të ardhurat nga puna jashtë vendit u rritën më tej në 714 milionë euro, 14.6% më shumë krahasuar me vitin 2024.

Përmirësimi i bilancit të llogarisë korrente mund të shpjegojë në një masë të madhe vijimësinë e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 97.85 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Forcimi i Lekut ka vazhduar edhe në tremujorin e parë të këtij viti, duke arritur rekorde të reja historike, poshtë kufirit të 96 lekëve. /Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellime...

07:33

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI