Flash

Rënia e thellë e euros, arrin rekord të ri historik ndaj lekut

Lapsi.al 25 March 2026
Rënia e thellë e euros, arrin rekord të ri historik ndaj lekut

Kriza e çmimeve të energjisë dhe rreziqet inflacioniste nuk po e prekin aspak kursin e këmbimit të Lekut; përkundrazi, monedha vendase është forcar sot ndaj të gjitha valutave kryesore dhe ka shënuar një rekord të ri historik në kursin e këmbimit me Euron.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 95.92 Lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i këtij viti, kursi Euro-Lek ka rënë me 0.9%, ndërsa krahasuar me një vit më parë rënia ka arritur në 3%.

Kriza gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe efektet në çmimin e naftës kanë trazuar tregjet botërore dhe kanë rritur frikën për një valë të re inflacioni.

Në krizën e fundit inflacioniste, të vitit 2022, kursi i këmbimit Euro kaloi një fazë disaditore paniku, e shoqëruar me një forcim të shpejtë të Euros, që gjithsesi u amortizua shpejt, edhe me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë. Këtë herë, as frika për një goditje inflacioniste nuk ka sjellë qoftë edhe përkohësisht një trysni mbi kursin e Lekut, që vazhdon të shënojë rekorde të reja historike.

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se oferta e Euros në tregun e brendshëm vazhdon të jetë e lartë, edhe në nivele jo të zakonta për tremujorin e parë të vitit. Nga ana tjetër, politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, vazhdon të ketë gjithashtu një rol dytësor në forcimin e Lekut në kursin e këmbimit.

Banka e Shqipërisë ndërkohë vazhdon të ndërhyjë në mënyrë të vazhdueshme në tregun valutor, nëpërmjet blerjes së Euros, por kjo vetëm sa po e ngadalëson rënien e monedhës europiane, që, në mungesë të rolit të Bankës Qendrore, do të kishte rënë në nivele edhe më të ulëta.

Për momentin, kriza që ka shkaktuar konflikti i radhës në Lindjen e Mesme po reflektohet në rritjen e fortë të çmimeve të naftës edhe në tregun shqiptar. Çmimet e naftës janë rritur me afërsisht 25% krahasuar me nivelin e parakrizës, ndërkohë që qeveria shqiptare është angazhuar të ndërhyjë me ulje të nivelit të akcizës dhe rikthimin e Bordit që kontrollon çmimet me pakicë.

Shtrenjtimi i naftës nuk është përcjellë ende në zinxhirin e tregtimit të mallrave dhe shërbimeve, por, nëse çmimet nuk bien, një gjë e tillë do të jetë e pashmangshme.

Megjithatë, tregu financiar shqiptar për momentin nuk duket të shfaqë shqetësim lidhur me pritshmëritë për rritje të inflacionit. Leku vazhdon të forcohet, ndërsa edhe normat e interesit dhe yield-et e titujve qeveritarë ngelen në nivele shumë të ulëta.

Në rast se rreziku inflacionist për ekonominë botërore do të materializohet, është e pashmangshme që rritja e çmimeve të përcillet edhe në tregun shqiptar. Duke pasur parasysh pozicionin e thellë negativ në tregtinë e mallrave, bilanci i llogarisë korrente të vendit do të vendoset nën presion të fortë. Në teori, një skenar i tillë do të krijonte premisa për zhvlerësimin e Lekut dhe ringritjen e valutave të huaja, sidomos Euros.

Por, një skenar i tillë nuk ndodhi në krizën e vitit 2022, kur, falë prurjeve të mëdha valutore nga burime të tjera, Leku i rezistoi thellimit të deficitit tregtar dhe vazhdoi të forcohej, duke ndihmuar edhe në nivele inflacioni më të ulëta, krahasuar me Eurozonën dhe ekonomitë fqinje./MONITOR

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me alternime kthjellimesh...

07:41

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI