Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Institucionet nxijnë bizneset me sisteme të çakorduara që po sjellin sorollatje

Lapsi.al 25 March 2026
Institucionet nxijnë bizneset me sisteme të çakorduara që

Sapo mbaruan hallet e mosfunksionimit normal për javë të tëra të sistemit SelfCare dhe problemi për 1 javë i ngadalësimit të punës në platformën e-Albania, që nuk arrinte të ngarkonte as dokumentacionin më të thjeshtë nga certifikatat deri te raportet për punonjësit, këtë fillim jave nisën problemet e vjetra me administrimin fiskal për detyrimet vendore dhe unifikimi i sistemeve pas miratimit të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Konkretisht më 24 mars, shumë biznese me status pasiv në aktivitet u ankuan se kanë marrë njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore për llogaritjet e detyrimeve për të paguar për 2025.

Po kjo situatë po shkakton sërish sorollatje dhe humbje kohe te bizneset që bëjnë xhiro sa te njëri institucion sa te tjetri për t’u pajisur me vërtetime, për të dhëna që mund të shkëmbehen automatikisht mes sistemeve.

Subjektet pasive ankohen për gjoba, bashkia e Tiranës: Dorëzoni vërtetimin e statusit.

Për shqetësimin e bizneseve, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) në bashkinë e Tiranës e kontaktuar nga “Monitor” sqaroi se bizneset që kanë kaluar në status pasiv, duhet të sjellin pranë kësaj drejtorie vërtetimin e ndryshimit të statusit, në të kundërt llogaritja e detyrimeve do të vijojë normalisht.

DPTVV shtoi se bizneset kanë kohë të vetëdeklarojnë çdo ndryshim të situatës së tyre, përfshirë xhiron, adresën e biznesit, statusin e tyre në formularin e vetëdeklarimit nëpërmjet e-Albania.

Për çdo ndryshim të padeklaruar bizneset rezultojnë të penalizohen, ndërsa deri më 31 maj është afati për pagesën e detyrimeve të taksave dhe tarifave vendore. Brenda 20 prillit është afati për pagesën e këstit të parë për taksën e ndërtesës.

Për rastin e statusit pasiv, bizneset pohuan se kërkesa e bashkisë për t’i njoftuar me dorëzimin e një vërtetimi, në fakt nuk janë në përputhje me ligjin.

Ligji nr. 9723, datë 03.05.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” (tashmë i integruar në legjislacionin për regjistrimin e biznesit) në nenin 21 përcakton se të dhënat e regjistruara dhe të publikuara në regjistrin tregtar kanë vlerë ligjore dhe konsiderohen të njohura për të tretët që nga momenti i publikimit.

“Bashkia të zbatojë ligjin. Pasi regjistrimet apo çdo ndryshim tjetër në regjistrin tregtar, është i njohur për të gjitha palët e interesuara”, thotë A.P, kontabilist.

Ai thotë që edhe kur bashkia është njoftuar, ka gjetur rastin t'u bëjë subjekteve presion për të ridepozituar dokumentet e pronësisë të objektit që është ushtruar aktiviteti.

“Ka dhe shumë raste, që kanë sjellë detyrime të dublikuara. Unë kam 3 javë, me kërkesa, vetëm sorollatje. Pra na kanë ardhur detyrime për adresa që i kemi mbyllur, duke na dublikuar detyrimet, për adresën aktuale dhe adresën e mbyllur. Pra ka pasur gjenerim detyrimesh për adresa të mbyllura sipas QKB”, shton ai.

Një situatë e ngjashme për taksat vendore u krijua edhe vjet, ku rreth 2 mijë biznese u gjobitën nga Drejtoria e Tarifave dhe Taksave Vendore të bashkisë Tiranë, për shkak të mosdeklarimit në afat të ndryshimeve në xhiron vjetore.

DPTTV në atë kohë sqaroi se detyrimin e bizneseve për vetëdeklarimin e ndryshimeve të xhiros e mbështeste te neni 43 i ligjit për procedurat tatimore. Bizneset pohonin se nuk kanë një adresë apo formular ku të bënin ndryshimet, ndërsa ekspertët insistonin se ligji nuk përcakton qartë detyrimin për vetëdeklarim të ndryshimeve të xhiros në nivelin vendor.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve më herët sqaroi për “Monitor” se të dhënat e xhiros prej disa vitesh regjistrohen online në sistemin qendror me zbatimin e fiskalizimit, nëpërmjet të cilave çdo muaj bëhet ndarja e biznesit në të vogël apo të madh, proces që më përpara përfundonte në fund të vitit. Por të dhënat nuk arrijnë të kalojnë automatikisht te bashkitë.

Administrata Tatimore shtoi se kjo ndodh pasi nuk ka një sistem të unifikuar legjislacioni tatimor dhe teknik, pra bashki të ndryshme, përfshirë edhe Tiranën, detyrimin për taksat e llogarisin mbi ndarje të ndryshme të fashës së xhiros, të miratuar me vendimet e Këshillave Bashkiakë.

Për shkak të mungesës së një sistemi të unifikuar, bashkitë, përfshirë atë të Tiranës, mbështeten në marrëveshje të veçanta për marrjen periodike të informacionit nga administrata tatimore. Pra në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara për të dhënat e xhiros së biznesit, administrata e tatimeve vendore merr 1 deri në 2 herë vit informacion nga tatimet qendrore, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar./ Monitor

Të këshilluara

Erion Braçe paraqitet në GJKKO

Deputeti i PS-së, Erion Braçe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për një çështje gjyqësore që lidhet me shpifjen. Teksa Braçe po futej në GJKKO, gaze...

09:37

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI