Flash

Zendaya reagon për thashethemet e martesës me Tom Holland

Lapsi.al 17 March 2026
Zendaya reagon për thashethemet e martesës me Tom Holland

Zendaya ka tentuar të sqarojë zërat për një martesë të mundshme me Tom Holland, por në vend që të shuajë spekulimet, duket se i ka shtuar edhe më shumë.

Gjatë një interviste në emisionin Jimmy Kimmel Live!, aktorja e serialit Euphoria reagoi me ironi kur u pyet për lajmet që po qarkullojnë në rrjet për martesën e saj.

“Vërtet? Nuk kam parë asgjë nga këto,” u shpreh ajo me humor, ndërsa moderatori Jimmy Kimmel ngriti temën që ka “çmendur” rrjetet sociale.

Zendaya tregoi se shumë njerëz janë mashtruar nga foto të krijuara me inteligjencë artificiale, të cilat paraqesin një ceremoni martese mes saj dhe Holland. Sipas saj, edhe persona që ajo njeh personalisht i kanë besuar këtyre imazheve dhe madje janë habitur pse nuk ishin ftuar.

Për të “sqaruar” situatën, aktorja publikoi me shaka një klip nga filmi i saj i ri The Drama, ku fytyra e Holland ishte vendosur në mënyrë të montuar mbi trupin e aktorit të saj, Robert Pattinson.

“Ky ishte material i vërtetë,” tha ajo me ironi. “Unë isha aty.”

Thashethemet për martesë u shtuan edhe më shumë pasi stilisti i saj Law Roach deklaroi se çifti tashmë ishte martuar, ndërsa vetë Zendaya është parë disa herë me një unazë në gishtin e martesës.

Megjithatë, as Zendaya dhe as Tom Holland nuk kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin. Çifti, i cili është në një lidhje që prej vitit 2017 dhe u fejua në fund të vitit 2024, vazhdon ta mbajë jetën private larg vëmendjes publike.

Të këshilluara

Çmimet Oscar 2026: Lista e plotë e fituesve

Ceremonia e 98-të e çmimeve Oscar u mbajt ditën e djeshme në Dolby Theater në Los Angeles, duke bashkuar yjet më të mëdhenj të Hollywood-it në një mbrëmje spekt...

14:25

Princ Leka martohet me Blerta Celibashin

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar zyrtarisht martesën e Leka II Zogu, Princ i Shqiptarëve, me Blerta Celibashin. Sipas komunikatës zyrtare, martesa është...

17:46

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI