Flash

Pas kryeministrisë dhe drejtorisë së policisë, protestuesit nisen drejt selisë së PS

Lapsi.al 28 February 2026
Pas kryeministrisë dhe drejtorisë së policisë, protestuesit
Protestuesit e Partisë Demokratike po zhvendosen drejt selisë së Partisë Socialiste. Pas tensionit me gaz lotsjellës dhe ujë, grupi i qytetarëve dhe militantëve, të udhëhequr nga kryedemokrati Sali Berisha, po marshon në drejtim të selisë rozë. Gjatë marshimit, tensionet vazhduan pasi disa protestues tentuan të çajnë kordonin. Blutë kanë vendosur barrikada dhe janë angazhuar Forcat Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Policia përdor ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Një protestues ka humbur ndjenjat pas ekspozimit ndaj gazit.

Ndërkohë kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar ironikisht në rrjetin X, duke krahasuar sulmet amerikane në Iran me situatën në Tiranë: “Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI