Flash

Protesta e PD-së për largimin e qeverisë, reagon kryeministri Rama

Lapsi.al 28 February 2026
Protesta e PD-së për largimin e qeverisë, reagon kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e opozitës duke ironizuar situatën. Rama ka postuar në rrjetin X foto nga sulmet amerikane në Iran dhe një tjetër me një kosh që digjet (pamje nga protesta e sotme e opozitës), duke shkruar:

“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës”.

Ndërkohë qytetarët përballen me gaz lotsjellës dhe hedhje uji nga policia. Një protestues ka humbur ndjenjat pas hedhjes së gazit. Të tjerë tentuan të çajnë kordonin e policisë, e cila kishte vendosur barrikada dhe kishte angazhuar Forcat Shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Protestuesit po zhvendosen para policisë së shtetit, pas 30 minutave që qëndruan në sheshin para kryeministrisë

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI