Flash

Bllokimi i rrugëve/ Rrezikohet tregtia 1.2 miliardë euro me Greqinë dhe RMV

Lapsi.al 23 February 2026
Bllokimi i rrugëve/ Rrezikohet tregtia 1.2 miliardë euro me

Bllokimi i lëvizjes në juglindje të vendit prek dhe pikat e rëndësishme kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, me të cilat ka një aktivitet të ndjeshëm tregtar sidomos me shtetin helen.

Më të dy këto shtete u realizua një volum tregtar prej 117 miliardë lekësh në vitin 2025 (importe+eksporte), apo rreth 1.2 miliardë euro. Kjo shumë, sipas INSTAT përbën rreth një të dhjetën e volumit tregtar gjithsej në vend (9.5%).

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2025, volumi tregtar me Greqinë (importe +eksportet) ishin 94 miliardë lekë, ose 960 milionë euro. Kjo përbën 7.6% të totalit të tregtisë.

Nga Greqia u importuan 70 miliardë lekë mallra. Ky shtet është partneri i katërt i importeve në vend, pas Italisë, Kinës dhe Turqisë, me 8% të totalit. Produktet kryesore që importohen nga Greqia janë lëndët djegëse, artikujt e veshjeve; përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave; lastika dhe artikuj prej tyre; frutat dhe arrat e ngrënshme.

Me e rëndësishme për eksportet tona është Greqia. Shteti fqinj është partneri i tretë për eksportet, pas Italisë, e Kosovës, me 7% të totalit, ose 24 miliardë lekë. Produkti kryesor i eksportuar janë artikujt e veshjeve. Ato ndiqen nga përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave, etj. Interesant është që bilanci tregtar për zarzavatet me Greqinë është shumë i ulët. Kjo do të thotë pothuajse sa importojmë, aq dhe eksportojmë.

Maqedonia e Veriut është partneri i shtatë për eksportet, (pas Italisë, Kosovës, Greqisë, Gjermanisë, Spanjës e Kinës). Drejt këtij shteti u eksportuan në 2025-n rreth 9 miliardë lekë, ose 2.6% e totalit. Produkti kryesor i eksportuar janë lëndët djegëse, të ndjekura nga zarzavatet.

Importet nga Maqedonia e Veriut ishin 14 miliardë lekë në 2025-n, ose 1.5% e totalit. Produktet kryesore të importuara janë lëndët djegëse të ndjekura nga çimento.

Për fat të mirë, pjesa më e madhe e tregtisë në vend realizohet përmes transportit detar, kryesisht në Portin e Durrësit, teksa partnerët kreysorë janë vende si Italia, Kina e Turqia (ndonëse kjo e fundit kryen dhe transport rrugor).

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Moti sot parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në një pjesë të madhe të territorit në orët e mesditës. Era do të fryjë me dre...

07:25

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI