Flash

Banorët e Rrjollit vijojnë protestën e tyre/ Policia nis arrestimet ndaj tyre

Lapsi.al 22 February 2026
Banorët e Rrjollit vijojnë protestën e tyre/ Policia nis

Banoret e zonës së Rrjollit kanë vijuar protestën e tyre ku ka pasur përplasje të shumta me policinë. Banorët kundërshtojnë ndërtimin e nje resorti pasi pretendojnë se toka ku po kryhen punimet është toka a tyre.

Policia ka ndaluar disa banorë për sulm ndaj mjeteve të kompanisë “Gener 2”. Banorët e fshatit Rrjollë janë ndaluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, pasi dyshohen se kanë sulmuar disa mjete dhe punonjës të firmës “Gener 2”

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin P. M., 60 vjeç, banues në fshatin Rrjollë, si dhe shpallën në kërkim shtetasit L. K., 40 vjeç, banues në fshatin Torrovicë; M. K., 33 vjeç, banues në fshatin Malecaj; D. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe; A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rrjollë dhe N. K., 35 vjeç, banues në fshatin Malecaj.

Këta shtetas dyshohen se dje, në fshatin Rrjollë, kanë goditur shtetasin L. A., 22 vjeç, banues në Tropojë, punonjës i firmës “Gener 2”, dhe kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasen V. C., 30 vjeçe, banuese në qytetin Koplik, punonjëse policie e Komisariatit të Policisë Shkodër, si dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë nxitur akte dhune, duke dëmtuar disa mjete pune (ekskavator, foristradë) të firmës “Gener 2”, duke u thyer xhamat.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi në ambientet e një subjekti tregtar është konfliktuar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit P. C., 36 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta;

-referuan materialet në Prokurori, njoftim mbi faktin, pasi dje, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në banesën e tij, ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi A. K., 59 vjeç. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një të mitur 8-vjeçare, e cila po ndërpriste rrugën. Si pasojë, e mitura ka pësuar frakturë në këmbë dhe, pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, u largua në drejtim të banesës.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, njoftim mbi faktin, pasi dje, në territorin e Doganës Hani i Hotit, Malësi e Madhe, shtetasja M. K., 57 vjeçe, banuese në Podgoricë, Mali i Zi, ka rënë në kanalin e kontrollit të kamionëve. Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja në automjet, shtetasja M. D., e cila, pas mjekimeve në Spitalin Rajonal Shkodër, u dërgua për shërbim më të specializuar në QSUT Tiranë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI