Flash

'Edi Rama negocion pazare me drejtësinë'/ Berisha: I refuzuar në Uashington

Lapsi.al 22 February 2026
'Edi Rama negocion pazare me drejtësinë'/ Berisha: I

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se gjatë vizitës në Uashington, Edi Ramës iu refuzuan të gjitha takimet zyrtare, përveç një takimi me një OJQ me dyer të mbyllura. Sipas Berishës, Rama nuk ka ndërmarrë asnjë hap diplomatik për të mbështetur ish-drejtuesit e UÇK që përballen me procese në Hagë, të cilat ai i lidhi me ndikimin e Aleksandër Vuçiç.

Berisha akuzoi gjithashtu Ramën për përdorimin e UNESCO-s si pretekst për projekte në Durrës që dëmtojnë pronarët legjitimë. Berisha në fund paralajmëroi për një marrëveshje të mundshme që përfshin heqjen e imunitetit të Belinda Balluku në këmbim të mosprekjes nga SPAK të Linda Ramës, duke e cilësuar këtë si rrezik për drejtësinë në vend.

Videomesazhi i plotë:

Lidhur me mashtrimet e zakonshme së dielës të Edi Ramës, së pari, do t’i shtroj një pyetje: si ka mundësi, që t’u refuzuan të gjitha takimet në Uashington? Pa përjashtim të gjitha, përveçse me një OJQ, edhe ajo me dyer të mbyllura. Duhet t’u bësh transparencë shqiptarëve. Nuk ishte udhëtim privat, por ishte përfaqësues i Shqipërisë, në një forum prestigjoz, siç është Bordi i Paqes. Pra, cila është arsyeja që t’u refuzua çdo takim që kërkove, qoftë gjatë qendrimit aty, qoftë paraprakisht? Unë e di që ti nuk do flasësh, por heshtja flet më shumë se sa çdo gjë tjetër në këtë rast.

Lidhur me fjalët, po kam një koment. Dua të garantoj çdo shqiptar, se diplomacia e megafonit nuk i shërben zgjidhjes së problemeve, aq më tepër kur atë e përdor një vend si Shqipëria. Diplomacia e megafonit, për dramën e madhe që po luhet në Hagë kundër ish-udhëheqësve politikë të Luftës Çlirimtare dhe të Kosovës, është në vlerësimin tim, aspak e dobishme. Ajo në Strasburg prodhoi efekte të kundërta, por duhet të theksoj në këtë rast se, Edi Rama nuk ka ndërmarrë me diplomacinë konvencionale asnjë edhe një hap të vetëm në ndihmë të luftëtarëve të UÇK-së, drejtuesve të luftës, që ndodhen sot me akuza të fabrikuara nga alfa tek omega në zyrat e vëllait, padronit të tij, Vuçiç.

Ndaj dhe ky, nuk e përmend ndonjëherë atë, por na quan idiotë prokurorët, e të tjera me radhë. Tani, ai foli për rrjetëzimin dhe parkun që do ndërtojë në Durrës, duke shkatërruar dhjetëra e dhjetëra të pronarëve legjitim në qytetin e Durrësit. Mashtrues i madh! E paraqiti si pretekst këtë akt vandal UNESCO-n. Por mos harroni qytetarë, se ky në Manastir. Në zemër të të Parkut Ndërkombëtar të UNESCO-s, dha leje ndërtimi për Damianin e tij dhe veten e tij. Asgjë nuk ka të bëjë me UNESCO-n ajo. Ka të bëjë me baronët e drogës që duan të investojnë kullat e tyre aty ku do rrënohen shtëpitë.

Së fundmi, për draft, projekt rezolutën. Përsëri, një mashtrim i paskrupullt për përfaqësuesit që do të miratojnë atë rezolutë ishin në Shqipëri dhe sollën mesazhin e prerë, të qartë: Lubi Ballukut t’i hiqet imuniteti dhe asnjë pengesë drejtësisë. Ndërkohë që, ky ka 4 ditë nga Uashingtoni dhe rrugës dhe kudo që negocion dorëzimin e Lubisë, me kusht që Linda e tij të mos thirret në Skap. Por, a do pranojë SPAK një marrveshje të tillë, e cila do shënonte fundin dhe kapitullimin e tij? Unë nuk mund të them. Unë paralajmëroj shqiptarët se ai po bën përpjekjet më të jashtzakonshme për të shitur Belindën për Lindën, dhe kjo do të ishte një katastrofë e vërtetë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI