Flash

Naomi Campbell në qendër të dosjeve të reja për Jeffrey Epstein

Lapsi.al 18 February 2026
Naomi Campbell në qendër të dosjeve të reja për Jeffrey

Naomi Campbell dhe Jeffrey Epstein kanë shkëmbyer ftesa për evente dhe janë takuar për vite me radhë para vdekjes së këtij të fundit, sipas dokumenteve të reja të publikuara nga United States Department of Justice.

Dokumentet zbulojnë komunikime mes supermodeles dhe financierit të dënuar për krime seksuale, që kanë vazhduar edhe pasi Epstein kreu 13 muaj burg në vitin 2008 për kërkim prostitucioni nga një e mitur. Emri i Campbell, 55 vjeç, shfaqet më shumë se 250 herë në dosje.

Sipas dokumenteve, Campbell dhe Epstein janë njohur në vitin 2001 gjatë festës së ditëlindjes së saj në Saint-Tropez, ku ai ishte i ftuar nga i dashuri i saj i asaj kohe, Flavio Briatore. Në festë ishte e pranishme edhe bashkëpunëtorja e Epstein, Ghislaine Maxwell.

Avokati i Campbell, Martin Singer, deklaroi për The Times se Epstein dhe Maxwell “qëndruan rreth 20 minuta” në festë. Ai këmbënguli se klientja e tij nuk kishte dijeni për “sjelljen e tij kriminale të neveritshme deri pas arrestimit të vitit 2019” dhe se pas kësaj periudhe nuk kishte më kontakt me të.

Sipas dosjeve, Campbell e ka ftuar Epstein në disa evente përgjatë 15 viteve, përfshirë ditëlindjen e saj në 2004 në Saint-Tropez dhe një festë të organizuar nga Dolce & Gabbana në vitin 2010, me rastin e 25-vjetorit të bashkëpunimit të saj me markën. Në një email përgjigjeje për një nga ftesat thuhej: “Jeffrey do të vijë plus dy persona, nëse është e mundur.”

Campbell figuron gjithashtu në një dokument me titull “List of People Who Need JE’s Address!”, ku jepen udhëzime për dërgimin e letrave dhe librave në burgun e Floridës ku Epstein ishte i mbyllur në vitin 2008.

Megjithatë, Singer deklaroi se Campbell “nuk e di kush e ka krijuar këtë listë dhe pse emri i saj shfaqet aty” dhe se ajo “nuk i ka kërkuar askujt adresën e Epstein për të komunikuar me të në burg”.

Në vitin 2010, më pak se një vit pas lirimit të Epstein nga burgu, Campbell e ftoi atë në festën e 40-vjetorit të saj në Cannes, Francë. Ftesa theksonte se ishte një event privat për miqtë dhe familjen më të ngushtë. Sipas avokatit të saj, Epstein nuk mori pjesë në festë.

Dosjet përmbajnë gjithashtu emaile të vitit 2016, ku Campbell kërkonte të përdorte avionin privat të Epstein për një udhëtim nga New York në Miami. Në fund, sipas dokumenteve, atij iu desh të largohej më herët për shkak të borës dhe u kërkua gjetja e një avioni charter për modelen. Pas vitit 2016 nuk rezulton të ketë komunikime të tjera mes tyre në dokumentet e publikuara.

Të këshilluara

Shia LaBeouf thyen heshtjen pas arrestimit

Aktori Shia LaBeouf ka reaguar me humor pas arrestimit të tij gjatë festimeve të Mardi Gras në New Orleans. Herët në mëngjesin e së mërkurës, 39-vjeçari publ...

17:47

Ndahet nga jeta aktori i "The Godfather"

Aktori i njohur dhe fituesi i çmimit Oscar, Robert Duvall, është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare. Lajmin e konfirmoi bashkëshortja e tij, Luciana Duvall, pë...

20:22

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI