Flash

Miqësia Swift–Lively nën presion pas publikimit të mesazheve

Lapsi.al 1 February 2026
Miqësia Swift–Lively nën presion pas publikimit të

Taylor Swift po shijon jetën me familjen dhe miqtë, pavarësisht se u përfshi papritur në dramat ligjore të Blake Lively.

Sipas burimeve të Page Six, këngëtarja 36-vjeçare nuk është e shqetësuar për çështjen ligjore, të cilën e konsideron se “nuk e përfshin atë”.

Si pjesë e padisë për ngacmim seksual dhe hakmarrje që Lively ka ngritur kundër bashkë-aktorit dhe regjisorit të filmit It Ends With Us, Justin Baldoni, u bënë publike mesazhe private mes Lively dhe Swift.

Publikimi i këtyre mesazheve ka krijuar një distancë të dukshme mes dy mikeshave që dikur njiheshin si të pandara.

Në një nga këto mesazhe, Lively e përshkruante Swift si një nga “dragonjtë” e saj dhe kërkonte ndihmën e saj për të bindur Baldonin të pranonte ndryshimet në skenar gjatë një takimi  në prill 2023. Swift iu përgjigj: “Do të bëja gjithçka për ty!!”, dhe më pas lavdëroi skenarin gjatë takimit.

Me afrimin e publikimit të filmit dhe shtimin e tensioneve në xhirime, toni i komunikimit mes tyre ndryshoi. Në prill 2024, Lively i dërgoi Swift-it trailerin e filmit, ku përfshihej një nga këngët e saj. Swift i sugjeroi se kjo e vendoste Lively-n në një pozicion me më shumë pushtet mbi projektin.

Në dhjetor 2024, kur raportoheshin tensionet në xhirime, Lively i shkroi Swift-it duke pyetur mbi gjendjen e miqësisë së tyre dhe duke pranuar se kishte qenë e përqendruar vetëm te problemet e veta.

Swift iu përgjigjduke pranuar se kishte ndjerë “një lloj ndryshimi” në mënyrën se si Lively i ishte drejtuar muajt e fundit, megjithëse tregoi mirëkuptim për stresin që aktorja po përjetonte për shkak të procesit gjyqësor.

Ajo shtoi se disa nga mesazhet e fundit të Lively-t i ishin dukur “si email-e korporate të dërguara qindra personave”.

Këngëtarja theksoi se i mungonte versioni i zakonshëm i shoqes së saj — “mikja e sinqertë, me humor të errët dhe e drejtpërdrejtë”, dhe jo dikush që fliste në mënyrë formale apo e distancuar.

 

 

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e “Home Alone”

Catherine O’Hara, aktorja e njohur për rolet e saj ikonike në filmat “Home Alone” dhe “Best in Show” ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua për Variety nga menaxhe...

20:41

Sydney Sweeney thyen heshtjen për ndarjen

Sydney Sweeney u ka dhënë fansave një pasqyrë të rrallë mbi lidhjen e saj “shumë private” me ish-të fejuarin Jonathan Davino. “Isha në një lidhje për një koh...

14:21

Lily Allen konfirmon romancën e re

Lily Allen u shfaq publikisht me partnerin e saj të ri, Jonah Freud, të mërkurën në mbrëmje në Paris. Çifti u pa duke marrë pjesë në afterparty-n e Valentino-s ...

20:56

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI