Flash

“Nëse më tradhton, është fundi”: Cardi B paralajmëron Diggs

Lapsi.al 1 February 2026
“Nëse më tradhton, është fundi”: Cardi B

Cardi B raportohet se i ka vendosur kufij të qartë partnerit të saj, Stefon Diggs, pasi lojtari i NFL-së u bë baba i katër fëmijëve me katër gra të ndryshme gjatë vitit 2025.

“Cardi ka qenë shumë e qartë me Stefonin: nëse ai gabon, nëse një tjetër grua del me një fëmijë pasi ata u bënë zyrtarë dhe krijuan familje bashkë, gjithçka mbaron,” tha një burim për The Sun, sipas një raporti të publikuar të shtunën.

“Ajo ia tha troç se nëse ai tradhton ose bën një fëmijë pas shpine, lidhja merr fund.”

Sipas raportimeve, Diggs, 32 vjeç, u bë baba i vajzës Charliee Harper me Aileen Lopera në prill 2025, një djali me K’yanna Barber gjatë të njëjtit vit, si dhe një vajze me Cayy Benji, gjithashtu në vitin 2025. Ndërkohë, Cardi B solli në jetë djalin e tyre në nëntor 2025.

Më herët këtë muaj, Lopera hoqi dorë nga padia për atësinë dhe mbështetjen financiare ndaj Diggs. Avokatja e saj kishte konfirmuar më parë se testi i atësisë vërtetoi se Diggs është babai i vajzës Charliee dhe se ai e ka pranuar fëmijën.

Pavarësisht situatës së komplikuar familjare, burime pranë çiftit thonë se Cardi B mbetet besnike ndaj tij, edhe pse “e urren dramën”.

“Dashuria e saj për të është mbi gjithçka,” shpjegoi burimi. “Ajo beson se ai ka qenë besnik që nga momenti kur e zyrtarizuan lidhjen dhe se ka qenë transparent për marrëdhëniet e së kaluarës.”

Rapperja e hitit “Bodak Yellow”, e cila ka tre fëmijë me Offset, raportohet se e vlerëson faktin që Diggs është një baba i pranishëm dhe i përkushtuar.

“Ajo e sheh si një baba të dashur, mbështetës dhe  aspak të papërgjegjshëm,” tha burimi, duke shtuar se Cardi nuk ka asnjë problem me faktin që ai ka një familje të madhe.

“Ajo i sheh fëmijët e tij si pjesë e familjes dhe kënaqet kur të gjithë kalojnë kohë bashkë,” u shpreh burimi. “Nuk ka urrejtje ndaj ish-partnereve apo nënave të fëmijëve të tij — ajo thjesht dëshiron që fëmijët të rriten në një ambient të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.”

Burime të tjera shtojnë se Cardi mërzitet kur njerëzit flasin keq për Diggs, duke e konsideruar mungesë respekti. “Kur ajo dashuron, ajo lufton për partnerin e saj,” u shpreh burimi.

Cardi B dhe Stefon Diggs e zyrtarizuan lidhjen në Instagram verën e kaluar, pasi reperja kishte dorëzuar kërkesën për divorc nga Offset në vitin 2024.

Ajo konfirmoi shtatzëninë në shtator 2025, duke u shprehur se ndihej “e lumtur dhe në një fazë shumë të mirë të jetës”.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e “Home Alone”

Catherine O’Hara, aktorja e njohur për rolet e saj ikonike në filmat “Home Alone” dhe “Best in Show” ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua për Variety nga menaxhe...

20:41

Sydney Sweeney thyen heshtjen për ndarjen

Sydney Sweeney u ka dhënë fansave një pasqyrë të rrallë mbi lidhjen e saj “shumë private” me ish-të fejuarin Jonathan Davino. “Isha në një lidhje për një koh...

14:21

Lily Allen konfirmon romancën e re

Lily Allen u shfaq publikisht me partnerin e saj të ri, Jonah Freud, të mërkurën në mbrëmje në Paris. Çifti u pa duke marrë pjesë në afterparty-n e Valentino-s ...

20:56

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI