Flash

Audio të errëta nga e kaluara e Michael Jackson dalin në publik

Lapsi.al 1 February 2026
Audio të errëta nga e kaluara e Michael Jackson dalin në publik

Regjistrime audio të padëgjuara më parë të Michael Jackson, ku ai shpreh mendimet e tij më “intime” rreth fëmijëve, do të publikohen në një dokumentar të ri televiziv.

Në këto regjistrime, këngëtari i ndjerë i pop-it flet hapur për ndjenjat e tij ndaj fëmijëve. Në një moment, Jackson dëgjohet duke thënë se, nëse nuk do t’i lejohej të ishte pranë fëmijëve, ai do i jepte fund jetës .

“Nëse do të më thoshit tani… Michael, nuk mund të shohësh më kurrë asnjë fëmijë… do  vrisja veten,” dëgjohet të thotë ai në audio.

Në një tjetër deklaratë, Jackson shprehet: “Fëmijët përfundojnë duke rënë në dashuri me personalitetin tim. Ndonjëherë kjo më fut në telashe.”

Regjistrimet hedhin gjithashtu dritë të re mbi marrëdhënien e afërt që Jackson kishte me Gavin Arvizo, i cili më vonë e akuzoi atë për abuzim seksual gjatë gjyqit penal të vitit 2005. Jackson u shpall i pafajshëm për të gjitha 14 akuzat në atë çështje.

Dokumentari përfshin edhe pamje të papublikuara më parë, ku Jackson – i cili kishte pranuar se ndante shtratin me fëmijë – shihet duke kaluar kohë vetëm me Arvizon në ambientet e fermës së tij, Neverland.

Produksioni britanik Wonderhood Studios ka siguruar këto regjistrime për një seri dokumentar me katër pjesë të titulluar “The Trial”, e cila do të transmetohet javën e ardhshme në Channel 4. Seria fokusohet në ngjarjet që çuan drejt gjyqit të famshëm të Jackson në vitin 2005.

Një burim që ka dëgjuar regjistrimet u shpreh:

“Ka diçka jashtëzakonisht të pazakontë dhe shqetësuese në fiksimin e Michael Jackson ndaj fëmijëve, veçanërisht atyre që nuk ishin të tij.”

“Të dëgjosh zërin e tij duke folur për fëmijët në këtë mënyrë, duke pasur parasysh akuzat për abuzim, ngre shumë pikëpyetje mbi gjendjen e tij mendore, mënyrën e të menduarit dhe, fatkeqësisht, edhe qëllimet e tij.”

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e “Home Alone”

Catherine O’Hara, aktorja e njohur për rolet e saj ikonike në filmat “Home Alone” dhe “Best in Show” ka ndërruar jetë. Lajmi u konfirmua për Variety nga menaxhe...

20:41

Sydney Sweeney thyen heshtjen për ndarjen

Sydney Sweeney u ka dhënë fansave një pasqyrë të rrallë mbi lidhjen e saj “shumë private” me ish-të fejuarin Jonathan Davino. “Isha në një lidhje për një koh...

14:21

Lily Allen konfirmon romancën e re

Lily Allen u shfaq publikisht me partnerin e saj të ri, Jonah Freud, të mërkurën në mbrëmje në Paris. Çifti u pa duke marrë pjesë në afterparty-n e Valentino-s ...

20:56

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.85

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI