Flash

Trafik kokαine nga Meksika në Britani/ Blloku i shënimeve "fundos" shqiptarët

Lapsi.al 27 January 2026
Trafik kokαine nga Meksika në Britani/ Blloku i shënimeve

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Britani njoftoi se anëtarë nga dy grupe të krimit të organizuar janë dënuar për një komplot të hollësishëm për të transportuar sasi të mëdha kokaine. Konkretisht bëhet fjalë për shqiptarët, Elton Hallaçi (32 vjeç) dhe Artur Iseberi (27 vjeç), të dy banues në Liverpool, të cilët bashkë me anëtarë të tjerë të rrjetit, janë dënuar nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar, pas një hetimi të gjatë të NCA që u krye vitin e shkuar.

Banda drejtohej nga persona me bazë në SHBA dhe Meksikë, të cilët organizonin transportin e kokainës së pastër përmes fluturimeve nga Cancun në Meksikë drejt aeroportit të Manchesterit.

Korrierët amerikanë ndiqnin udhëzimet me mesazhe nga një organizator amerikan i quajtur "Nate", për të marrë valixhe specifike që përmbanin qindra kilogramë kokainë përpara se t'ua transferonin çantat bashkëpunëtorëve që prisnin në vende të afërta, të cilët ishin gjithashtu në kontakt me "Nate".

Hallaci dhe Iseberi merreshin me organizimin e transportimit të kokainës ndërsa britanikët Dale Hosker, 49 vjeç dhe Dale Creen, 34 vjeç i përkisnin një grupi të dytë kriminal, që ishte gjithashtu i përfshirë në mbledhjen e kokainës nga korrierët amerikanë dhe shpërndarjen e saj në të gjithë vendin.

Më 11 maj 2024, 8 valixhe mbërritën në Aeroportin e Mançesterit nga Kankuni dhe Barbadosi. Korrierët i mblodhën dhe i nxorën jashtë dhe morën taksi për në një hotel aty pranë, ku 5 prej tyre ia dorëzuan Hallacit dhe Iseberit dhe dy ia dorëzuan Hosker.

Kokaina e Hosker Hallci-t, OCG-të

Por një nga korrierët amerikanë la pas një pako të cilën oficerët e Forcave Kufitare e hapën dhe zbuluan 20 blloqe njëkilogramëshe kokainë. Hetimi i NCA-së tregoi se atë ditë, shqiptarët mblodhën 100 kg kokainë. Disa javë më vonë, më 31 maj, 300 kg kokainë e pastërtisë së lartë me një vlerë prej rreth 24 milionë paund u kontrabandua në Aeroportin e Mançesterit në 12 valixhe.

7 korrierë u dërguan për t'i marrë ato, por vetëm një grua ia doli mbanë dhe u drejtua në një adresë në Bury për t'ia dorëzuar drogën Creen dhe Hosker. Valixhet e tjera u sekuestruan, secila prej valixheve përmbante midis 22 dhe 24 blloqe kokaine dhe një pajisje gjurmimi.

Hallaci, Iseberi, Hosker dhe Creen u arrestuan më 17 qershor 2025 nga oficerët e NCA-së. Provat kundër tyre ishin të pakundërshtueshme. Brenda shtëpisë së Hallacit, oficerët gjetën çelësat e një makine Jaguar të parkuar jashtë. Oficerët zbuluan gjithashtu blloqe shënimesh të detajuar të importeve të kokainës. Ato përmbanin referenca për dorëzimet në të cilat ishin të përfshirë si Hallaci ashtu edhe Iseberi më 11 maj.

Fletoret, të cilat ishin shkruar në shqip dhe përmbanin gjurmët e gishtërinjve të Hallacit dhe Iseberit, tregonin se si do të ndahej droga, 30 kg që do të shkonin në Bradford, 35 kg në Londër dhe 8 kg në Birmingham. Si pjesë e hetimit, hetuesit e NCA-së sekuestruan gjithashtu dy makina të tjera Jaguar që i përkisnin grupit OCG shqiptar, të cilat ishin të pajisura me lëkurë të përdorur pas tregut. Në prag të gjyqit të tyre në fillim të këtij muaji, Hallaci, Iseberi dhe Hosker deklaruan fajtorë për kontrabandë kokaine dhe posedim të saj me qëllim furnizimin. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Me sytë katër

PAPARAZZI