Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Denoncimi në Vlorë: 2A Group e Valon Ademit po më vjedh, policia nuk e ndal!

Lapsi.al 27 January 2026
Denoncimi në Vlorë: 2A Group e Valon Ademit po më vjedh, policia
Një situatë e paprecedentë po ndodh në Novoselë të Vlorës me pronën e shtetasit Ilir Moçka, ‘dheu i së cilës pretendohet se po merret pa leje nga firma “2A Grup” që po punon në ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, shkruan JOQ. Sipas një denoncimi nga qytetai Ilir Moçka kamionët e firmës Kosovare me administrator shtetasin Kushtrim Krivaqa, kanë shkuar mbrëmë në pronë dhe kanë filluar të mbushen me dhe, duke pretenduar se kanë një leje të lëshuar nga Bashkia Vlorë. Nga ana tjetër, Ilir Moçka i cili është pronar i tokës sipas dokumentave të ligjit “7501”, thotë se nuk ka asnjë dijeni për këtë leje e cila po i cënon pronën. Të gjendur përballë këtij absurdi, pronarët kanë njoftuar Policinë, por dhe këta të fundit nuk kanë dhënë një zgjidhje problemit. (Video më poshtë)  
 
View this post on Instagram
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Punonjësit e policisë shfaqen në pamje duke i thënë pronarit se firma ka një leje nga Bashkia Vlorë, dhe se ata nuk mund të ndalonin punimet, por e vetmja gjë që kishin në dorë është të merrnin një kallëzim penal të pretenduesit të pronës. Ilir Moçka kërkon që kjo situatë të marrë një zgjidhje të drejtë, dhe abuzimi me pronën e tij të ndalojë një orë e më parë. Në mesazhin e plotë të dërguar redaksinë e JOQ, denoncuesi shkruan: “Dua të denoncoj një rast vjedhje në Novoselë të Vlorës, ku po cënohet toka e Ilir Thoma Moçka. Firma “2A grup” merr ‘dhe pa lejen e pronarit, pasi pretendojnë që kanë marrë një leje nga Bashkia e Vlorës por pronari i tokës nuk është fare në dijeni as nga firma që merr dheun as nga bashkia që ka dhënë lejen. Erdhën forcat e Policisë nga Vlora por nuk i ndaluan punimet. Vetëm i thanë pronarit të bëjë një kallëzim në Polici. Po si mund të ndodhë kështu? Vjen policia, po të prishin pronën, nuk ndalon keqbërësit por detyron pronarin e tokës të bëjë kallëzim dhe kamionët vazhdojnë masakrën në mes të natës. Policia pretendon që janë marrë dje dhe kanë leje në rregull firma “A2 grup”. Pronari nuk di asgjë! Si mund të merret leje pa miratimin e pronarit, dhe si mund të ndodhë që kur ka konflikt të ndalohet vetëm njëra palë?! Mund të gjejmë drejtësi te ky vend që jemi bërë të ikim natën?”

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI