Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Arrestimet e paligjshme/ Gjykata liron 19 protestuesit e 24 janarit

Lapsi.al 27 January 2026
Arrestimet e paligjshme/ Gjykata liron 19 protestuesit e 24 janarit

Gjykata e Tiranës liroi sot nga qelia me masën 'detyrim paraqitje' 19 qytetarët e arrestuar pas protestës së 24 janarit të thirrur nga opozita para kryeministrisë.

Megjithëse për 5 prej tyre prokuroria kërkoi arrest në burg dhe për 5 të tjerë arrest në shtëpi, togat e zeza i liruan të gjithë të rinjtë me masën detyrim paraqitje.

Protestuesit e arrestuarit, liruar nga gjykata

Ergi Shkurta

Ervis Mirashi

Ardian Toli

Sali Saraci

Besnik Bali

Leonard Xhabexhiu

Rei Hasku

Alket Toska

Edison Huli

Blendi Spaho

Elton Hoti

Roni Bizhoti

Hamza Cani

Tomas Koja

Ardian Lici

Anduel Lleshi

Anastas Mema

Alan Lika

Klodian Bajrami

Avokatja Eda Grimçi tha se arrestimet ishin të paligjshme. "Pasi u njohëm me dosjet, pamë që nuk kishte asnjë provë ndaj tyre. Bëhej fjalë për prova të marra nga pamje filmike, që nuk kishin lidhje me të arrestuarit. Por edhe kjo ishte vetëm për 5 raste, për 14 raste të tjera nuk kishte as pamje filmike, as foto, por kishte vetëm një raport shërbimi ku në një rast firmosin 4 oficerë policie dhe në një rast 7 vetë dhe këto konsideroheshin si provë. Por këto nuk mund të konsiderohen të tilla, pasi në një vendim të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut kundër Shqipërisë, ka saktësuar se masat nuk duhet të tejkalojë faktin dhe në asnjë rast nuk mund të konsiderohet e ligjshme, dhe nuk mund të kërkohet ‘arrest me burg’ kur nuk ka asnjë provë që fakton veprimin konkret. Bëhej fjalë për dyshime", theksoi avokatja Eda Grimci në deklaratën para gjykatës.

Seanca u ndoq nga afër nga deputetët e Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë që kishin mbërritur për mbështetje

Belind Këlliçi dhe Besart Xhaferri denoncuan dhunën policore teksa paralajmëruan se po përgatisin kallëzim penal për veprimet e policisë që dhunuan e arrestuan protestuesit përfshirë edhe të mitur.

Në përfundim të seancës avokati Marash Logu zbuloi skandalin me mashtrimin publik të policisë së shtetit ku tha se mbetën të lënduar 11 efektiv. Ai tha se vetëm 4 punonjës kanë deklaruar vetë se janë të dëmtuar.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI