Flash

Del VIDEO/ Momenti i shpërthimit të fabrikës në Greqi që u mori jetën 5 grave

Lapsi.al 26 January 2026
Del VIDEO/ Momenti i shpërthimit të fabrikës në Greqi

Një video e publikuar nga mediat greke ka fiksuar shpërthimin vdekjeprurës në fabrikën e biskotave në Trikala të Greqisë që u mori jetën 5 grave të turnit të natës dhe plagosi 5 të tjera. Zjarri u pasua me një temperaturë mbi 1 000 gradë, duke bërë që të shkrihej çeliku dhe një pjesë e ndërtesës të shembej.

Sipas të njëjtave informacione, trupat e grave u gjetën të gjitha në bodrum, shumë afër njëra-tjetrës. Video konfirmon raportet që ekzistonin që nga mëngjesi, sipas të cilave një shpërthim i parapriu zjarrit.

Autoritetet po kërkojnë shkaqet e shpërthimit që ndodhi pak para orës 4:00 të mëngjesit. Të gjithë të plagosurit tashmë janë liruar nga spitali. Autoritetet thanë se verën e kaluar kishin kryer inspektime në fabrikë ku ishin gjetur probleme në furrat e pjekjes. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI