Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Rama: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje. Hamasi të çarmatoset

Lapsi.al 26 January 2026
Rama: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Hamasi ishte fajtori për vuajtjet e popullit në Gaza dhe se pa çarmatosjen e tij, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet.

Në parlamentin izraelit, Rama tha se tunelet e torturës në Gaza, duhet të ruhen si dëshmi paqeje.

“Më lejoni t’iu marr me vete shumë larg me Jerusalemin, në qendër të Tiranës, është një tunel në qendër të Tiranë ndërtuar për të torturuar armiqtë e popullit, ose për t’u strehuar nga ndonjë sulm i ndërtuar nga një regjim që kishte frikë çdo dritë lirie. Kjo memorie më ka bërë gjithnjë që të kem. Më ka ardhur keq që shumë media e kanë përshkruar Gazën si burg në qiell të hapur por kanë dështuar të sjellin në vëmendje kush është xhelati atje, fajtori është Hamasi dhe askush tjetër.

Prandaj, derisa Hamasi të çarmatoset dhe të çmontohet, asnjë paqe nuk mund të zgjasë dhe nuk mund të arrihet. Sot, ai tunel që ju fola pak më parë, në Tiranë është transformuar në një hapësirë dedikuar viktimave, të atyre që ndërtuan tunelin. Në ato tunele që Hamasi, vrau, torturoi pengjet izraelite, do të ruhen si pjesë e rikonsturktimit dhe rindërtimit të Gazës që të jetë dëshmi e paqes afatgjatë që mund të arrihet dhe si shembull e memories kolaktive që nuk duhet të harrojë dhe të sjellë vuajtjet e izraelitëve dhe palestinezëve. Uroj që trupat e vrarë nga Hamasi të jenë si qirinj të ndezur dhe si shenjë e përjetshme, e paharruar për terrorin dhe horrorin e ndërmarrë e vepruar nga Hamasi. Ata që harrojnë të shkuarën e tyre, janë të dënuar ta rijetojnë atë. Shqiptarët sjellin mësim shumë të mirë se çfarë është e aftë të sjellë, si ajo në Shqipëri.”, theksoi kryeministri Rama.

Të këshilluara

Zjarr në komunën e Parisit (Pamjet)

Zjarr në Komunën e Parisit. Burimet bëjnë me dije se një makinë ka shpërthyer në flakë në zonën e Komunës së Parisit. Nga vendngjarja raportohet tym i madh, i...

16:18

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI