Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Dyshohet se vrau Jani Aliajn, zbardhet dosja e rëndë kriminale e Juliand Halilit

Lapsi.al 26 January 2026
Dyshohet se vrau Jani Aliajn, zbardhet dosja e rëndë kriminale e

Një kthesë e re po merr hetimi për vrasjen e 49-vjeçarit Jani Aliaj, një të dënuar me precedentë të rëndë penalë, i cili u gjet i vrarë disa ditë më parë në zonën G’ të burgut të sigurisë së lartë në Korydallos. Edhe pse fillimisht për krimin u paraqit një i dënuar grek duke deklaruar se ishte autori i vrasjes, autoritetet helene po shqyrtojnë seriozisht skenarin që vrasësi i vërtetë të jetë një tjetër i burgosur, gjithashtu me origjinë shqiptare.

Bëhet për fjalë Juliand Halilin (44 vjeç), i njohur edhe si Xhuliano Halili apo Niko.

Ai cilësohet nga policia greke si një nga kriminelët më të rrezikshëm, i lidhur me disa vepra të rënda penale në territorin grek. Ai akuzohet për të paktën katër vrasje, një tentativë vrasje dhe po hetohet edhe për vrasjen e fundit brenda burgut “Koridhalos”.

Halili dyshohet se ka vepruar në disa raste nën urdhrat e kriminelit të famshëm grek Vasilis Varelas, i cili vlerësohet si një nga figurat kyçe të krimit të organizuar në Greqi dhe përfshihet në trafikun e drogës dhe krime të rënda të tjera.

Sipas hetimeve, nën drejtimin e Varelas, Halili mori pjesë në ngjarje kriminale të rëndë që nga viti 2008:

6 mars 2009 – Në Nea Filadelfia, Halili qëlloi dy herë në kokë dhe një herë në gjoks ish-burrin e gruas së Varelas. Viktima mbijetoi pas disa operacioneve.

5 gusht 2009 – Në Igumenicë u organizua një atentat i dytë ndaj të njëjtit person, por autori nuk arriti të qëllonte pasi arma u bllokua.

11 nëntor 2008 – Në Mikromani të Kalamatës u vra me armë zjarri 29-vjeçari Sotiri Psikopaida, punonjës i një diskoje, i qëlluar katër herë, përfshirë një plumb në kokë.

29 nëntor 2011 – Nën urdhrat e Varelas, Halili ekzekutoi 35-vjeçarin Fillim Mesaja dhe djalin e tij 2.5 vjeç, Oligert Mesaja, pranë lumit Pamiso në Mesinia. Fillimi u qëllua me çifte në kokë, ndërsa fëmija u dhunua më pas. Ngjarja lidhej me larje hesapesh mes Varelas dhe Mesajës.

Në vitin 2018, Halili u arratis nga Porti i Pireut gjatë transferimit drejt burgut, bashkë me të dënuarin Alfons Ndoci. Të dy u kapën sërish brenda pak kohësh nga autoritetet.

Ngjarja e fundit që tronditi opinionin publik ndodhi në qershor 2024, brenda burgut të Koridhalos, ku Halili vrau të burgosurin 35-vjeçarin Alfons Ndoci dhe plagosi 48-vjeçarin Altin Vokrri. Hetimet e autoriteteve greke tregojnë se vrasja e Ndocit dyshohet se ishte porositur nga jashtë burgut dhe për një shpërblim financiar.

Të këshilluara

Zjarr në komunën e Parisit (Pamjet)

Zjarr në Komunën e Parisit. Burimet bëjnë me dije se një makinë ka shpërthyer në flakë në zonën e Komunës së Parisit. Nga vendngjarja raportohet tym i madh, i...

16:18

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI