Flash

“Le Iene” publikon pamjet nga arrestimet në call-center në Tiranë

Lapsi.al 26 January 2026
“Le Iene” publikon pamjet nga arrestimet në call-center në

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka publikuar pamjet e operacionit të SPAK dhe BKH në një call centre në Tiranë.

Në video shihet momenti kur oficerët afrohen afër recepsionit duke thënë: “SPAK-u kontroll, asnjë lëvizje vajza. Mos i prekni telefonat”.

Organizata dyshohet se fitonte midis 20 dhe 30 milionë euro në muaj përmes qendrave të koordinuara të thirrjeve në Evropë dhe me seli në Shqipëri.

“Policia, mos lëviz. Duart mbi tavolinë”, dëgjohen teksa bëhen arrestimet e punonjësve të këtij call-centre, ndërsa ata janë shoqëruar në polici me pranga në duar.

Kontrollet u zhvilluan në dy prej kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës, ku bëhej aktiviteti. Në kërkim për rastin u shpallën edhe tre vëllezër nga Tropoja si organizatorë të skemës.

MASAT E DHENA NGA GJKKO

Remir Gjoligaj- arrest me burg

Endri Gjata- arrest me burg

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arreat me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditw

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditw

Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI