Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Osmani shpjegon pse Kosova iu bashkua "Bordit të paqes": Aty nuk ka veto

Lapsi.al 25 January 2026
Osmani shpjegon pse Kosova iu bashkua "Bordit të paqes": Aty nuk

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur lidhur me nënshkrimin e Bordit të Paqes të Trump në Davos. Në një intervistë për median britanike BBC, Osmani theksoi se Kosova e di si arrihet paqja, duke theksuar rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Le të kthehemi pak pas në kohë, 26 vjet më parë. Kosova ishte një vend i shkatërruar nga lufta. Kundër popullit të Kosovës po kryhej gjenocid dhe, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, natyrisht me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë vendeve demokratike në mbarë botën, jetët tona u shpëtuan. Na u dha një shans për paqe. Na u dha një shans për të jetuar të lirë. Dhe sot, ne jemi sovranë, jemi demokratikë, jemi të pavarur dhe, më e rëndësishmja, fëmijët tanë janë brezi i parë në historinë e kombit tonë që nuk e ka njohur luftën dhe që po e shijon paqen" - tha ajo.

Presidentja Osmani theksoi se 26 vjet më parë Kosova ishte e shkatërruar nga lufta dhe se ndaj popullit aosokohe po kryhej gjenocid.

"Në atë kohë, unë isha një fëmijë lufte, duke u rritur nën granata dhe, si të gjithë të tjerët në brezin tim, jetët tona ishin në rrezik. Por thelbi është ky: ajo që po dëgjonim atëherë ishin rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ishin copa letre, ishin fjalë, por nuk kishte asnjë veprim, derisa SHBA-ja ndërhyri dhe mobilizoi botën për të na ardhur në ndihmë. Ne kemi nevojë për një organizatë të fuqishme ndërkombëtare që merret me krijimin e paqes dhe arritjen e saj.

Pastaj, natyrisht, OKB-ja do të përfshihej në ruajtjen e paqes. Jo. Jo. Krejt e kundërta. Këto organizata mund të punojnë dorë për dore, njëra duke u përfshirë në krijimin e paqes dhe arritjen e saj. Kemi parë se si vende si Rusia dhe Kina e kanë përdorur fuqinë e vetos. Për ne, rreshtimi me Shtetet e Bashkuara historikisht ka qenë vendimi i duhur, por është e rëndësishme që Kosova të jetë pjesë e një organizate ndërkombëtare sepse kjo forcon sovranitetin dhe pozitën tonë ndërkombëtare" - tha Osmani.

Ajo u shpreh ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera demokratike, i hapi rrugë paqes, lirisë dhe pavarësisë së vendit. Sipas presidentes së Kosovës, anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes është hap historik për Republikën e Kosovës.

"Në Bordin e Paqes, Rusia nuk ka veto. Kosova është ftuar si anëtare themeluese, si shtet i barabartë. Të gjitha vendet që po kritikojnë Bordin, ulen pranë Putinit në OKB, ulen pranë Rusisë që është vend anëtar i përhershëm në Këshillin e Sigurisë. Edhe Mbretëria e Bashkuar ulet krah Rusisë. Ndaj, do të thoja që është më mirë të jesh pjesë e një organizate ndërkombëtare ku Rusia nuk ka të drejtën e vetos dhe nuk mund ta bllokojë paqen në botë.

Nuk na është kërkuar kurrë asnjë kontribut financiar, përkundrazi. Karta e Bordit të Paqes e bën të qartë se anëtarësimi në Bordin e Paqes nuk nënkupton asnjë detyrim financiar për vendet dhe asnjë delegim të sovranitetit. Nuk na është kërkuar të paguajmë as në këtë fazë dhe as pas tre vitesh, përveç rasteve kur vendet dëshirojnë të kontribuojnë vullnetarisht.

Bazuar në përvojën tonë 20-vjeçare se si ndërtohet dhe ruhet paqja, ne ofrojmë praktikat më të mira që i duhen Bordit të Paqes, jo vetëm për Gazën, por edhe për vende të tjera. Është koha jonë për t’i dhënë diçka botës dhe për t’u siguruar që paqja që kemi të ecë përpara” - tha Osmani. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI