Flash

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Bashkëshortja e Petrit Ndout tregon momentin kur ia morën jetën të shoqit

Lapsi.al 25 January 2026
Bashkëshortja e Petrit Ndout tregon momentin kur ia morën jetën

Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të para të mëngjesit të 20 janarit, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Si pasojë, humbi jetën 57-vjeçari Petrit Ndou, ndërsa për ngjarjen u arrestua në flagrancë 28-vjeçari Andi Vokri.

Sipas policisë, i riu dyshohet se ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe trup Petrit Ndoun, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Në dëshminë e dhënë në komisariat, Andi Vokrri ka deklaruar se bëhej fjalë për një konflikt të çastit që, sipas tij, i ka dalë nga kontrolli.

Ai ka pohuar se gjithçka nisi pasi një automjet i kishte zënë rrugën dhe kishte kërkuar të kalonte i pari për të shmangur një aksident, por pala tjetër nuk kishte pranuar dhe kishte ecur paralel. Në një mesazh të shkruar gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Gjystina Ndou tregon se si u vra i shoqi.

“Petrit Ndou humbi jetën e tij duke shpëtuar 3 persona të moshuar që ndodheshin në rrezik”, thotë ajo.

Sipas dëshmisë së gruas së viktimës, Petrit Ndou dhe Gjystina Ndou kanë qenë duke u kthyer nga një festë familjare në Bushnes gjatë natës rreth orës 00:00.

Duke u kthyer tek rruga e vendngjarjes, Petrit Ndou bashkë me Gjystinën Ndou ndalojnë automjetin pasi shohin 2 automjete të bllokuara nga një automjet (i autorit të dyshuar), duke u ulëritur dhe duke i goditur automjetet, për arsyen se s’mundeshin t’i hapnin rrugën për të ecur mbrapsht.

Njëkohësisht, Petrit Ndou identifikon automjetet pasi ishin të njohur dhe ishin së bashku tek mbrëmja, dhe zbret direkt për t’i ndihmuar dhe për t’i drejtuar automjetet për të hapur rrugën.

“Pasi zbret, shikon autorin e dyshuar duke i goditur pasagjeren e njërës makinë që ndodhej brenda, Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj. Aty ikin dhe i thonë agresorit: ‘Janë të moshuar, çfarë po bën, s’të vjen zor?’ dhe i mbyllin derën e pasagjeres për të mos e goditur. Aty, agresori Andi Vokrri i kthehet Petrit Ndout me ofendime dhe donte të vazhdonte dhunën ndaj tyre.

Petrit Ndou orienton Nikoll Aliaj dhe makinën pas tij, Mhill Cypi, për t’u tërhequr dhe për t’u futur në një kthesë që të vazhdonin dhe të shpëtonin nga ngjarja dhe dhuna e ushtruar ndaj tyre. Në moment dhe ashtu ndodhi, i drejtoi dhe i la në vend të sigurt, ku ata qëndruan deri në fund të ngjarjes të pranishëm në automjetet e tyre.

Pas këtij momenti, dy persona të tjerë dalin nga automjeti i Andi Vokrrit për t’u konfrontuar me Petrit Ndou. Aty afrohet edhe Gjystina Ndou për t’i ndalur, duke u thënë të ndalojnë sherrin. Andi Vokrri vazhdonte sherrin, përsëri duke ikur dhe duke goditur makinën e Petrit Ndout, duke i marrë edhe çelësin e mjetit, njëkohësisht dhe duke shtyrë Gjystina Ndou.

Në ato momente, Gjystina Ndou me forcë dhe lutje i thotë Petrit Ndout të ikin për t’u fshehur diku aty afër, se ishin tre persona agresorë, sepse ata ikën në makinë për të marrë armë ose çfarëdo lloj mjeti për ta goditur. Ikën nga aty dhe fshihen për pak, njëkohësisht kanë njoftuar vëllezërit e Gjystinës Ndou dhe policinë për t’u ardhur në ndihmë, pasi ndodheshin afër rrugës, në shtëpi.

Petrit Ndou dhe Gjystina Ndou qëndrojnë disa minuta të fshehur dhe Petrit Ndou niset për të parë automjetin e tij me idenë se agresorët kanë ikur, duke i thënë Gjystina Ndou: ‘Të lutem, qëndro këtu, duhet të kenë ikur agresorët.’ Është nisur vetë, aty pas pak dal Gjystina Ndou për ta parë ku ndodhej. Në ato momente kanë arritur vëllezërit e Gjystinës.

Autorët, pasi kanë goditur Petrit Ndou, njëri nga autorët e krimit i është drejtuar drejt saj, ndërkohë që Gjystina Ndou po priste Petrit Ndou. Ka ardhur njeri nga agresorët me elektrik, duke e kërkuar Gjystina Ndou ku ndodhej, me shumë mundësi për ta eliminuar, por në ato momente kanë arritur vëllezërit e Gjystinës dhe ajo shikon agresorin dhe i thotë: ‘Ku është Petriti?’ Ai i thotë: ‘Është në tokë disa metra më tutje.’ Aty ndalojnë vëllezërit e Gjystinës dhe personi ikën.

Ndërkohë gjejnë në tokë Petrit Ndou të goditur pa ndjenja, pasi kishte humbur jetën. E kanë goditur në pabesi pas anësore në kokë me çekiçin që ndodhej pranë tij. Pas këtij momenti ka arritur edhe policia dhe është kapur në flagrancë Andi Vokrri”, thuhet në dëshminë e saj në polici.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI