Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Netanyahu përkëdhel Ramën: Ti je mbi të tjerët, e kam në kuptimin moral…

Lapsi.al 26 January 2026
Netanyahu përkëdhel Ramën: Ti je mbi të tjerët, e kam

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim në Knesset, ku sot ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, shprehu vlerësimet më të larta për homologun e tij shqiptar.

“Ti qëndron mbi të tjerët dhe nuk e kam thjesht në kuptimin fizik, por e kam në kuptimin moral…”, tha Netanyahu.

“Ju keni treguar qartësi dhe kurajo dhe për këtë të përshemdesim të gjithë këtu pa përgjeshtim, në të gjthë anët e kësaj salle. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë më të mira se kurrë, po kështu në nivel qeveritar ashtu edhe në nivel personal. Kur shoh dy kokat e shqiponjës që shohin në dy drejtimet, si shembull i së shkuarës dhe të ardhmes, shoh po kështu diçka që simbolizon në shikimin nga e ardhmja, bashkëpunimin që bëhet më i fortë.”, tha ai.

Duke vlerësuar përparimin e vendit tonë ai u shpreh “Shqipëria po hap krahët si shqiponja në flamurin tuaj”.

Netanyahu vlerësoi kryeministrin Edi Rama për empatinë e tij, duke thënë se është diçka shumë e rrallë që e ka parë vetëm tek liderë të veçantë.

“Përpjekja që po bëni dhe miqësia e thellë për izraelin, duke qëndruar në anën e së vërtetës dhe kundër gënjeshtrave për izraelin, jua thashë edhe kur folëm pak më parë, kam vizituar shumë vende, jam takuar me shumë liderë, së pari ata shohin interesin e vendit të vet, por këtu ka diçka më të thellë që ndodh vetëm me liderë të veçantë dhe kjo është empatia. Ndihet në ajër, njerëzit e ndjejnë këtë empati të thellë që rrjedh nga zemra dhe kjo reflekton vendin tuaj. Shqipëria e kupton Izraelin dhe Izraeli e kupton Shqipërinë.”, tha Netanyahu.

“Faza e radhës, çarmatosja e Hamasit”

“Faza tjetër është shpërberja e Hamasit, është çarmatosja e Hamasit dhe çarmatosja e Gazës, ne duam ta shpejtojmë këtë fazë dhe nuk duam ta vonojmë. Sa më shumë të vazhdojë kjo situatë aq më shumë s’do mund ta përfundojmë këtë mision.”, tha ai.

Ai vlerësoi vendin tonë për mbështetjen e ofruar për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se “Shqipëria ishte ishulli i paqes në oqeanin e të keqes”.

“Jemi gati t’ju ndihmojmë me çdo gjë. Mbështetje për siguri, luftën kundër terrorit, në teknologji, reformat tregtare dhe turizëm. Njerëzit izraelitë janë të zgjuar, e dinë çfarë shohin, çfarë zgjedhin dhe e kanë njohur si një destinacion turistik. Një vend i shkëlqyer për izraelitët dhe shohim një rritje gati me 1 mijë % që vijnë vizitojnë Shqipërinë, edhe falë shijes suaj estetike, po e bëni Shqipërinë më të bukur.”, tha Netanyahu.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

38°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI