Flash

KPA rikthen në detyrë prokurorin Xhemal Saliaj

Lapsi.al 26 January 2026
KPA rikthen në detyrë prokurorin Xhemal Saliaj

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA vendosi të hënën më 26 janar prishjen e vendimit të Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Vlorës, Xhemal Saliaj dhe e riktheu në detyrë këtë subjekti rivlerësimi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i kryesuar nga Ina Rama, me relator Sokol Çomon dhe anëtare Mimoza Tasi, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Saliajt ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i KPA për konfirmimin e këtij magjistrati është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me shumicë votash më 7 tetor 2024, pasi u konkludua se nuk arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia. Kjo vendimmarrje u rrëzua të hënën si e padrejtë nga Kolegji.

Xhemal Saliaj e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit, ku ka ushtruar dhe funksionin e drejtuesit. Prej vitit 2013, Saliaj e ushtron funksionin në Prokurorinë e Vlorës.

Të këshilluara

Zjarr në komunën e Parisit (Pamjet)

Zjarr në Komunën e Parisit. Burimet bëjnë me dije se një makinë ka shpërthyer në flakë në zonën e Komunës së Parisit. Nga vendngjarja raportohet tym i madh, i...

16:18

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI