Flash

"Sot Edi Rama na ka turpëruar"/ Qori: Netanyahu i akuzuar për krime lufte nga Haga

Lapsi.al 26 January 2026
"Sot Edi Rama na ka turpëruar"/ Qori: Netanyahu i akuzuar

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori reaguar pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Izrael. Me anë të një mesazhi në Facebook, Qori vë në dukje se Netanyahu është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. 

"Sot Edi Rama është takuar me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Kush nuk e di, Netanyahu është i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Që prej viti 2003 Republika e Shqipërisë ka ratifikuar traktatin e Romës dhe njeh juridiksionin e kësaj gjykate - shprehet ai.

Sipas Qorit, nëse ky takim do ishte zhvilluar në Republikën e Shqipërisë, Shqipëria do kishte detyrimin ligjor, që ta dorëzonte Netanyahun para inistitucionit të Gjykatës Penale ndërkombëtare. 

"Kështu që sikur ky takim të mos zhvillohej në Izrael, por në Republikën e Shqipërisë, Shqipëria do kishte detyrimin ligjor, jo vetën ndërkombëtar por për pasojë kombëtar që ta dorëzonte Netanyahun para inistitucionit të Gjykatës Penale ndërkombëtare.

Një shtet nuk ka vetëm interesa, ka edhe dinjitet dhe rreputacion në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kur humb dinjitetin dhe rreputacionin nuk e ke për gjë pastaj të shkelësh edhe interesat kombëtare, siç kjo qeveri ka bërë vitet e fundit. Sot është një ditë, ku Edi Rama na bën me turp të gjithëve" - tha Qori. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI