Flash

Incidenti/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet para syve të Erdogan (VIDEO)

Lapsi.al 27 January 2026
Incidenti/ Presidenti i Nigerisë rrëzohet para syve të Erdogan

Presidenti i Nigerisë, Bola Ahmed Tinubu, pësoi një incident gjatë ceremonisë së mirëseardhjes në Ankara, ku po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi.

Ngjarja ndodhi teksa Tinubu po përshëndeste trupat ceremoniale, në praninë e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Pas disa hapash, ai u pengua, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua për disa çaste, duke çuar në ndërprererjen e menjëhershme të protokollit.

Stafi i pranishëm ndërhyri menjëherë dhe e ndihmoi presidentin nigerian të ngrihej. Sipas mediave, Tinubu nuk ka pësuar lëndime dhe gjendja e tij është e mirë.

Ceremonia u ndal për pak momente, por më pas vizita vijoi sipas planit, pa ndryshime në axhendën zyrtare. Pamjet nga incidenti kanë bërë xhiron e rrjetit në disa media ndërkombëtare. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI