Flash

Gjendet drogë në burgun 313

Gjenden substanca narkotike në burgun e sigurisë së lartë të 313 në “Jordan Misja”. Raportohet paraprakisht për ...

13:25

Kokainë nga Amerika Latine, SPAK çon për gjykim 10 persona

Lapsi.al 27 January 2026
Kokainë nga Amerika Latine, SPAK çon për gjykim 10 persona

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar këtë të martë se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatë e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal 141/1 të vitit 2023 ndaj një grupi personash të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, prodhim dhe shitje narkotikësh, krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal.

Sipas një njoftimi nga SPAK, në kuadër të këtij procedimi janë marrë të pandehur gjithsej 11 persona, shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët akuzohen se kanë vepruar në formën e një rrjeti kriminal të mirëorganizuar, me shtrirje ndërkombëtare, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për importimin e lëndës narkotike të llojit kokainë drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian.

Të pandehurit janë:

A. Z., A. Ç. (alias G.), I. A., J. R. Z. V., dhe G. S., të akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

K. B., H. L. N., S. A. M. S. dhe E. S., të akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”,

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

A. Ç. (alias G.), i akuzuar për veprat penale:

“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në datat 7.2.2024-8.2.2024, (në ambientet e banesës që përdorej nga i pandehuri, B. H., si dhe në lokalin, Bar “Tahiti”, në pronësi të të pandehurit, B. H., me vendodhje në fshatin Manzë Durrës).

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.

K. B., H. L. N. dhe B. H., të akuzuar për veprat penale:

“Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28 pika 4, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, në datat 7.2.2024-8.2.2024, (në ambientet e banesës së përdorur nga i hetuari B. H., si dhe të lokalit Bar “Tahiti”, në pronësi të të hetuarit B. H., me vendodhje në fshatin Manzë Durrës).

“Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e pjesëmarrjes parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

G. S., i akuzuar për veprën penale:

“Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279 paragrafi 2, i Kodit Penal.

Kokainë mes lëkurës së kafshëve

Sipas hetimeve, ka rezultuar e provuar se të pandehurit dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë përgatitur kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për importimin nga Republika Domenikane të dy ngarkesave me “lëkurë gjedhësh”, në brendësi të cilave u gjetën të fshehur 90 kg kokainë me vlerë tregu 3.6 milionë euro. Ngarkesat kanë mbërritur në Portin e Durrësit në muajin korrik dhe nëntor të vitit 2024 si edhe janë magazinuar në disa ambiente në zonën e Mulletit, Tiranë.

Nga hetimet u konkludua se në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal janë të përfshirë edhe persona të tjerë që kanë marrë pjesë në këto episode.

Ky hetim intensiv, është drejtuar nga Prokuroria së Posaçme dhe hetuesit e BKH-së, të cilët kanë përdorur një sërë teknikash të posaçme të hetimit. Bashkëpunimi i ngushtë me agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja ka qenë thelbësor për avancimin e këtij operacioni të rëndësishëm kundër trafikut ndërkombëtar të drogës.

Përmes vendimit penal nr. 39, datë 25.6.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të pandehurit janë deklaruar fajtorë dhe dënuar nga ana e Gjykatës, sipas akuzave respektive, vendim i cili është lënë në fuqi me vendimin Nr. 58, datë 30.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndërsa ndaj një shtetasi kolumbian gjykimi vijon ende.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI