Flash

Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës, qytetarët mund të udhëtojnë pa viza në 81 vende

Lapsi.al 25 December 2025
Rritet fuqia e pasaportës së Kosovës, qytetarët mund të

Kosova ka shënuar një përparim të dukshëm në Indeksin e Pasaportave Henley, një renditje ndërkombëtare që mat fuqinë e pasaportave dhe mundësitë e lëvizshmërisë globale për qytetarët.

Sipas të dhënave të fundit, pasaporta kosovare renditet tani në vendin e 62-të globalisht, duke lejuar qytetarët të udhëtojnë pa vizë në 81 vende të botës.

Ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2024, kur pasaporta kosovare ishte në vendin e 68-të.

Matjet e fundit janë kryer më 10 dhjetor 2025, duke reflektuar rezultatet e përpjekjeve diplomatike të Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat kanë mundësuar lehtësimin e lëvizshmërisë së qytetarëve për qëllime biznesi, arsim dhe turizëm.

Për qytetarët, kjo do të thotë jo vetëm udhëtime më të lehta, por edhe mundësi më të mëdha për investime, shkëmbime studentore dhe promovim të turizmit.

Në kontekst rajonal, Kroacia mbetet lider me një pasaportë të fuqishme, duke zënë vendin e 7-të globalisht dhe lejuar udhëtime pa vizë në 184 vende, në të njëjtin nivel me Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo tregon se edhe vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë hapa për t’u integruar më shumë në skenën ndërkombëtare.

Në nivel global, Singapori vazhdon të kryesojë listën me 193 vende të aksesueshme pa vizë, duke ruajtur pozitën e tij si pasaporta më e fuqishme në botë, falë lidhjeve të forta diplomatike, fuqisë ekonomike dhe politikave të qëndrueshme të jashtme.

Ky përparim i pasaportës së Kosovës konsiderohet një lajm i mirë për qytetarët, duke i mundësuar udhëtime më të lehta dhe zhvillim të mundësive të reja për biznes, arsim dhe turizëm. /Monitor

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI