Flash

Lapaj: Më 4 janar të dalim në protestë masive, Balluku tregoi kapjen e shtetit

Lapsi.al 25 December 2025
Lapaj: Më 4 janar të dalim në protestë masive, Balluku

Adriatik Lapaj foli sot para Kryeministrisë, në vijim të protestës, duke e vënë theksin te skandali që përfshin zv/kryeministren Belinda Balluku, të cilin e cilësoi si provë të qartë të korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit.

Lapaj deklaroi se ka nisur organizimi për protestën e 4 janarit, në orën 12:00, ku bëri thirrje për pjesëmarrje masive nga të gjitha shtresat shoqërore dhe nga çdo cep i vendit, për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e asaj që ai e quajti “klikë në pushtet”.

Sipas tij, rasti i zv/kryeministres Balluku është prej muajsh i njohur publikisht, por institucionet kanë heshtur. Ai theksoi se protestat e javëve të fundit kanë thyer kontrollin e debatit publik dhe kanë rikthyer reagimin qytetar. Në përfundim, ai u shpreh i bindur se ndryshimi është i mundur dhe se Shqipëria mund të drejtohet nga njerëz të pakorruptuar, duke ftuar qytetarët të bashkohen në protestën e 4 janarit.

Adriatik Lapaj: Sot kemi nisur organizimin për protestën e datës 4 janar. Në orën 12:00 i madh e i vogël, nga cdo shtresë sociale, nga çdo cep i vendit, nga fermerët që janë përmbytur e nuk kanë marrë dëmshpërblimet, duhet të bashkohen masivisht për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e klikës në pushtet. Vendi ka filluar të ngjallet nga vdekja klinike.

Sa protesta kanë ndodhur në këto 3 javë nga grupime të ndryshme, nuk ka pasur në 3 vitet e fundit. Këta e kishin kapur dhe marrë peng debatin publik. Qytetarët që po reagojnë po imponojnë një agjendë të re. Kishte muaj që dëshmohej se zv/kryeministrja ishte kapur në flagrancë duke vjedhur para e qytetarëve, por vetëm heshtje…

Janë munduar edhe ta relativizojnë duke thënë këta të korruptuar janë, ‘por ja na ikën këta kush do vijë?”. Do na vijnë njerëz të pakorruptuar, sepse nuk i kanë rrënjët që kanë këta dhe tjetra të gjithë e kanë kuptuar se edhe nëse vjedh vjen një ditë që nuk shpëtim. /LAPSI.al

Të këshilluara

Sherr në Korçë, dhunohet një person

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në lagjen 7 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt ka ndodhur mes disa pers...

17:10

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI