Flash

Lubonja: Opozita tregoi se ka fuqinë të mbledhë njerëz

Lapsi.al 22 December 2025
Lubonja: Opozita tregoi se ka fuqinë të mbledhë njerëz

Analisti, Fatos Lubonja, gjatë emisionit “Studio 24” në News24, u shpreh se në Shqipëri prej kohësh qytetarët nuk ndjekin me besim partitë politike. Lubonja tha se arsyeja është zhgënjimi në vite.

"Kjo është një protestë që tregon se ajo ka fuqi për të grumbulluar njerëz. A është zemërimi i popullit për ato që ka ndodhur apo thirrja e PD. Më tepër është thirrja.

Ka kohë që populli nuk ndjek në atë mënyrë me atë besim, një forcë politike. Edhe 21 janari i famshëm për 700 mijë euro, shkoi një popull që u thirr nga opozita, shkuan dhe 300 petrita që vunë flakën, ishte protest e thirrur nga opozita. Vetëm protesta për armët kimike është protestë qytetare.

Kjo vjen nga zhgënjimi i politikës, nëse do të flisnim për periudhën e Ramës, është mpirja, taktika për të bërë indiferentin ndaj protestave, sic është rasti i protestës së studentëve. Një pjesë e mirë e njerëzve janë të punësuar në shtet, ka shumë shkaqe" - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI