Flash

I dënuar për pastrim parash, Prokuroria konfiskon mbi 2 milionë euro pasuri (Detajet)

Lapsi.al 22 December 2025
I dënuar për pastrim parash, Prokuroria konfiskon mbi 2 milionë

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, janë konfiskuar mbi 2 milionë euro pasuri në pronësi të një të shtetasi me inicialet R.Z, të dënuar për pastrim parash. Bëhet fjalë për apartamente, trualle, njësi etj.

Personi në fjalë rezulton i dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për këtë vepër penale.

Në total iu konfiskuan dy njësi tregtare, dy apartamente, një tokë arë, truall, bodrum, një shtesë 4 katëshe si edhe një automjet tip BMW.

Njoftimi i plotë: 

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i dënuar për penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u konfiskuan mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z. i akuzuar dhe deklaruar fajtor për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1922, të vitit 2019, u pranua kërkesa e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë, duke vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit R. Z për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, të parashikuar nga neni 287 pikat (a), (b), (c) i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 7 vite burgim;

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale ulë 1/3 (një të tretën) e masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin R.Z me 4 vjet e 8 muaj;

Konfiskimin e pasurive si më poshtë:

– Pasuri e paluajtshme, e llojit “Njësi”, me nr.54/9-19, me siperfaqe totale prej 70m2, vol.31, fq.87, zona kadastrale 8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Njësi”, me nr.54/9-18, me sipërfaqe totale prej 50m2, VOL.31, fq.86, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit R.Z;

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie 49/41 + 1-1, vol.31, faqe 180, me sipërfaqe prej 159m2, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në pronësi të shtetasit V.Z.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Tokë arë”, me nr.pasurie 105/13, vol.2, fq.19, me sipërfaqe prej 5000m2, zona kadastrale me nr.2838, në bashkëpronësi të shtetasve S.Z, L.Z, E.Z, R.Z, V.Z etj;

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Truall”, me nr.pasurie 49/41-T, me sipërfaqe prej 105m2, vol.34, fq. 117, zona kadastrale me nr.8605, ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Apartament”, me nr.pasurie 49+41+1-2, me sipërfaqe prej 171m2, vol.31, fq. 191, zona kadastrale nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;

– Pasuri e paluajtshme e llojit “Bodrum”, me nr.pasurie 49-41-B, sipërfaqe prej 181m2, vol.31, faqe 179, zona kadastrale me nr.8605, lagjja “Kushtrimi”, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.;

– Pasuri e paluajtshme “shtesë 4-kate”, ndërtuar mbi bazën e lejes së ndërtimit me nr.2/446 datë 28/09/2011, në bashkëpronësi të shtetasve V.Z dhe A.M.; dhe

– Automjet i markës BMW, GM730D, në pronësi të shtetasit R.Z.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI