Flash

Berisha thirrje partive të reja t'i bashkohen protestës së sotme

Lapsi.al 22 December 2025
Berisha thirrje partive të reja t'i bashkohen protestës së

Kreu i PD-së, Sali Berisha në një dalje për mediat përsëriti thirrjen e tij për Adriatik Lapajn dhe partitë e tjera opozitare që t’i bashkohen protestës së opozitës, kundër kësaj qeverie.

“Nuk matet gjëja me numra. Mësimi i historisë së Shqipërisë ka vlerë botërore. Pakicat që kanë fituar kundër stërshumicave nuk gjen kund tjetër. Ne dalim aty me guximin e shqiptarit, me idealet më fisnike të njeriut, për të larguar këtë njeri që mori licencën nga Gjykata Kushtetuese. Licencën mund t’ia japë gjykata, por jo jetëgjatësinë populli”, pohoi ai.

Ai tha se Rama, pavarësisht se mori licencë për vjedhjet nga Kushtetuesja, populli nuk do ta falë.

“Lapaj ka pasur dhe do të ketë mbështetjen time për sa kohë gjendet në protestë. Kushdo që proteston kundër qeveri, ka mbështetjen time. Ftesa ime për Lapaj dhe partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe. Kryetari i një partie ka planet e veta”, tha ai.

Të këshilluara

Plagoset shqiptari në qendër të Athinës

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë të Greqisë. Dy persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar, pas përleshjes në ...

22:27

Aksident i rëndë në Fier, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar në autostradën Lushnje Fier. Në afërsi të pushimit të shoferit dy mjete janë fërkuar në...

20:55

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI