Flash

"Krim ndaj nxënësve në Vlorë"/ Berisha: Narkopolicia e mbulon

Lapsi.al 21 December 2025
"Krim ndaj nxënësve në Vlorë"/ Berisha:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjete sociale denoncimin e një qytetari për një rast dhune me protagonist djalin e Robi Llanajt në Vlorë.

Sipas mesazhit të publikuar nga kryedemokrati, djali i Llanajt, një person i njohur për policinë, ka dhunuar disa nxënës së një shkolle në qytetin bregdetar.

Episodi ka ndodhur gjatë festës së fundvitit të nxënësve, ku sipas mesazhit, djali i Llanajt ka hyrë brenda festës pa qenë nxënës i shkollës dhe ka dhunuar të tjerët duke iu thyer pjatat në kokë. Sipas tij, policia dhe shkolla ka heshtur.

“Narkopolicia mbulon krimin! 

Një bandit futet në festën e shkollës dhe thyen pjata në kokat e nxënësve. Policia mbulon krimin dhe hesht. Shkolla dhe mediat heshtin! 

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt dhune ndaj nxënësve në shkollë dhe heshtjen para krimit të shëmtuar ju ftoj të lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. 

“Mirëmëngjes Doktor .Të uroj shëndet.Po të vë në dijeni për një ngjarje që ka ndodhur në Vlorë.Nxënësit e shkollës Elite kishin mbrëmjen e vitit të ri te resorant Mira mare.Djali i një banditi (Robi Llanaj ) pa qenë nxënës shkolle ka paguar lekë dhe është futur te mbrëmja.Dhe ka dhunuar nxënësit duke ju thyer pjatat në kokë.Për fat nuk ka pas viktima.Policia dhe mediat nuk japin asnjë njoftim.”, thuhet në postimin e Berishës.

Të këshilluara

Plagoset shqiptari në qendër të Athinës

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë të Greqisë. Dy persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar, pas përleshjes në ...

22:27

Aksident i rëndë në Fier, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur për shkak të një parakalimi të gabuar në autostradën Lushnje Fier. Në afërsi të pushimit të shoferit dy mjete janë fërkuar në...

20:55

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit, në Durrës. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 45-vjeçar, i ...

18:36

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI