Flash

Skandali/ Zhduket vera miliona euro nga vila e Ergys Agasit, në kërkim kushëriri

Lapsi.al 21 December 2025
Skandali/ Zhduket vera miliona euro nga vila e Ergys Agasit, në kërkim

Një ngjarje e paprecedentë ka përfshirë institucionet shtetërore. Vera me vlerë miliona euro që u zbulua në vilën e Ergys Agasit është zhdukur. Në kërkim është shpallur kushëriri i tij Eno Agasi. Sipas asaj që raporton VNA, pasi agjentët e BKH-së konstatuan kantinën e verës njoftuan drejtorinë e Doganave pasi malli ishte kontrabandë.

Doganat bënë inventarin përgjatë disa orëve dhe përllogaritën një dëm prej 400 mln lekësh buxhetit të shtefit nga mospagimi i akcizës. Për shkak se ishte natë dhe nuk mund të bëhej transporti, malli u la në ruajtje në vilë. Gjatë natës dyshohet se Eno Agasi e ka hequr verën dhe ka hequr me pas serverin e kamerave të sigurisë. Kur furgonat e Doganës kanë shkuar për ta marrë mallin dhe dërguar në ruajtje kanë konstatuar se nuk ishte në kantinë.

Sipas të njëjtave burime Eno Agasi është shpallur në kërkim për akuzat, veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë e mallrave që paguajnë akcizë dhe magazinim i mallrave që paguajnë akcizë. Prokurori Bledar Valikaj po heton për kallëzim të rremë edhe administratorin e kompleksit.

Ergys Agasi është shpallur në kërkim nga SPAK bashkë me Ermal Beqirin pasi urdhëruan marrjen peng të biznesmenit Gerond Mece që ta detyronin të tërhiqej nga tenderat. Në arrest shtëpie është dërguar Mirlinda Karcanaj drejtoreshë e AKSHI dhe nënndrejtoresha Hava Delibashi. 4 persona të tjerë janë nën masa më të lehta sigurie. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi të shtunën në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Një mjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga duke përfunduar në an...

12:07

DW: 5 orët në Kuvend pa vendim për Ballukun

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçm...

10:37

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI