Flash

Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Lapsi.al 20 December 2025
Ministri i Drejtësisë kërkon hetim disiplinor për gjyqtarin

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar zyrtarisht Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, Ilir Përdeda. Në shkresën e firmosur nga Lamallari argumentohen shkeljet që ka kryer gjyqtari. Konkretisht gjyqtari Ilir Përdeda nuk ka zbardhur prej një viti vendimin e arsyetuar duke penguar në këtë mënyrë palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi.

“Moszbardhja e vendimit të arsyetuar nga ana e gjyqtarit prej 1 viti, përbën një vonesë të konsiderueshme, e cila ka penguar palët (në rastin konkret ankuesin), që të realizojnë një ankim efektiv ndaj atij vendimi. Duke mos patur palët vendimin e arsyetuar të gjykatës, kryerja e ankimit vështirësohet, pasi nuk dihen argumentet me të cilat gjykata rrëzoi pretendimet e palëve, apo të palës që nuk është dakord me vendimin”, thuhet në shkresën e firmosur nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Vendimi nga gjyqtari është marrë më datë 18.12.2024 dhe deri më datë 10.12.2025 nuk është depozituar ende në kryesekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

“Nga hetimi administrativ i kryer nga ana jonë nëpërmjet marrjes së informacionit nga kancelarja Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë rezulton se: dosja gjyqësore që i përket vendimit të sipërcituar, deri në datë 10.12.2025 nuk është dorëzuar ende pranë zyrës së kryesekretarisë nga gjyqtari i çështjes Ilir Përdeda, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme të komunikimit të vendimit palëve në proces. Pra, nga data e shpalljes së vendimit përfundimtar në seancën gjyqësore të datës 18.12.2024 e deri më datë 10.12.2025, ka një diferencë kohore prej rreth 1 viti”, thuhet më tej në kërkesën që i ka shkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Palët paditëse në këtë gjyq civil janë: Fran Bushpepa, Marte Bushpepa. Të paditur janë Drane Përlleshi, Anton Pjetri, Xhuana Pjetri dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Shkelja që ka kryer gjyqtari pamundëson dhënien e drejtësisë brenda një afati të arsyeshëm kohor, për një proces të rregullt ligjor, prandaj Ministri i Drejtësisë vlerëson se ka vend për fillimin e hetimit disiplinor për shkelje të nenit 308 të Kodit të Procedurës Civile.

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi të shtunën në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Një mjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga duke përfunduar në an...

12:07

DW: 5 orët në Kuvend pa vendim për Ballukun

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçm...

10:37

Bahamasi njeh pavarësinë e Kosovës

Shteti ishull Bahams është bërë vendi i fundit që ka njohur shtetin e Kosovës. Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. ...

19:10

Dumani jep "leksione" në Kosovë

Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, tashmë, Altin Dumani ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në takime me diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit, për shkëmbi...

19:08

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI