Flash

Dumani jep "leksione" në Kosovë

Lapsi.al 19 December 2025
Dumani jep "leksione" në Kosovë

Ish-kreu i Prokurorisë së Posaçme, tashmë, Altin Dumani ndodhet në Kosovë ku po merr pjesë në takime me diplomatë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit, për shkëmbim të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e atjeshme.

Ambasada britanike në Prishtinë ka ndarë pamje nga takimi dhe thotë se ekipi i britanik pret të bashkëpunojë me Altin Dumani në të ardhmen e afërt.

"Jam i kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, Shefin e SPAK-ut, dhe për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës.

Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit", thuhet në njoftimin që ka shpërndarë selia diplomatike në Prishtinë.

Altin Dumani sapo ka mbyllur detyrën si drejtues i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri.

Të këshilluara

Emërohet një zëvendësministër te Mbrojtja

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë është miratuar edhe emërimi në detyrë i Andrea Shllakut si zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dh...

18:58

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI