Flash

“Prishën qetësinë para kryeministrisë”/ Policia padit Adriatik Lapajn dhe 9 të tjerë

Lapsi.al 21 December 2025
“Prishën qetësinë para kryeministrisë”/ Policia

Policia e shtetit njoftoi se ka paditur në prokurori kreun e partisë “Shqipëria bëhet" Adriatik Lapaj pas tubimit të mbajtur të shtunën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para kryeministrisë. Bashkë me Lapajn kallëzim është bërë nga uniformat blu edhe për 9 persona të tjerë, thuhet në një njoftimin e policisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. L., J. Sh., A. H., D. K., A. B., E. Z., S. L., E. P., M. K. dhe A. K., pasi dyshohet se ditën e djeshme, kanë prishur qetësinë publike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” – thuhet në njoftim.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Lapaj u shfaq një ditë më parë nga komisariati i policisë, ku deklaron se procedimin penal e ka marrë “si medalje”. Sipas tij, masa është marrë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.

Ai theksoi se protestat nuk do të ndalen dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen tubimeve në sheshin përpara Kryeministrisë.

“Mora një tjetër medalje sot, e pesta, më proceduan penalisht për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Shihemi në shesh, nuk ndalojmë, ju përshëndes,” u shpreh ai.

Lapaj vijon një protestë para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, të cilën e akuzojnë për përfshirje në korrupsion. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Maliq, dy të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi të shtunën në fshatin Rrëmbec të Maliqit. Një mjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga duke përfunduar në an...

12:07

DW: 5 orët në Kuvend pa vendim për Ballukun

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë nuk arriti të merrte vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Posaçm...

10:37

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI