Flash

Një malazez dhe një italian përplasin makinat në kryqëzimin e Gjadrit

Lapsi.al 21 December 2025
Një malazez dhe një italian përplasin makinat në

Policia njoftoi se rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit një automjet me drejtues shtetasin malazez A. C. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin italian, edhe ky me iniciale A. C.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi malazez dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet. Ata janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI