Flash

Mandati i Ballukut të premten në Kuvend, thirret protestë nga Agron Shehaj (VIDEO)

Lapsi.al 17 December 2025
Mandati i Ballukut të premten në Kuvend, thirret protestë nga

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë të premten, në orën 10:30, përballë Kuvendit të Shqipërisë, në momentin kur mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Me një video reagim në rrjetet sociale, Shehaj fton të gjithë qytetarët të marrin pjesë në protestë.

“Protesta! Protesta! Protesta! Në çdo postim marr me qindra komente ku me thoni: “Duhet të organizojmë protesta”.

Të premten në orën 10:30, mblidhet Këshilli i mandateve, do vendosin të shpëtojnë Belinda Ballukun. Aty do të organizojmë protestën dhe do të kërkojmë që të dorëzojnë Belinda Ballukun. Belinda Balluku duhet të arrestohet ashtu siç kërkon SPAK-u dhe siç ka vendosur Gjykata. Mjaft e mbrojtët!

Ju presim të gjithëve! Të premten në 10:30, përballë Kuvendit të Shqipërisë. Ne do të jemi aty. Apo jo? Dorëzoni Belindën!” - deklaron Agron Shehaj.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Mamurras. Shtetasi Pjetër Marku ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plumb në dorë. Ngjarja ka ndodhur në ...

17:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI