Flash

A do të përjashtohet Salianji? Berisha: Kush bashkëpunon me bandat vetëpërjashtohet

Lapsi.al 17 December 2025
A do të përjashtohet Salianji? Berisha: Kush bashkëpunon me

Kryetari i PD-së Sali Berisha është pyetur pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar për çështjen "Salianji". Berisha tha se u qëndronte deklaratave të bëra më herët se Salianji ishte takuar me bandat për takimin në Elbasan.

Berisha: Revoltat e PD të cilat do të japin përgjigjen përfundimtare kësaj kalbësire që kundërmon në 4 anët e Shqipërisë. Kjo është mbledhja e tretë e forumeve të PD. Kryesia, grupi parlamentar dhe Këshilli Kombëtar që shkojnë në një linjë, për fillimin e revoltave të cilat do të ndërpriten vetëm kur ky regjim të arkivohet. Pavarësisht se në agoni, përsëri duhet që populli ta “krrejë” që është pengu i lubi Ballukut dhe Ergys Agasit, Ergys pengëmarrësi që merr peng në emër të

Besoj se unë jam shprehur përfundimisht në konferencën e shtypit, ju ka akuzuar se nëse është vijë e kuqe bashkëpunimi me krimin. Edhe njëherë gjithcka kam patur për këtë cështje e kam shprehur si kryetar i PD, dhe asgjë nuk e lëviz. Qëndrimi absolut i PD, vija e kuqe është bashkëpunimi me bandat.

Pyetje: A do përjashtohet Salianji?

Berisha: Asgjë nuk lëviz atje.

Pyetje: A do përjashtohet?

Berisha: Qëndrimi, edhe njëherë, qëndrimi absolut i kësaj force politike është, vija absolute e kuqe është, janë bandat dhe krimi.

Pyetje: Përjashtohet kush shkel vijën e kuqe?

Berisha: Shih statutin.

Pyetje: Pra mund të përjashtohet? Ju keni thënë në fillim të foltores që nuk do ketë përjashtime. Kur erdhët në krye të PD thatë që s'do ketë përjashtime.

Berisha: Jo jo, nuk kam thënë që s'ka vetëpërjashtime.

Pyetje: Protesta do të jenë të qëndrueshe?

Berisha: Protestat, absolutisht vetëm protesta. Revoltë jo protesta.

Pyetje: Do të qëndroni në shesh apo ...

Berisha: Ato do ti mësoni që të gjitha. Do ti mësoni se janë sekrete të organizatorëve. /LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Lezhë

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Mamurras. Shtetasi Pjetër Marku ka mbetur i plagosur pasi ka marrë një plumb në dorë. Ngjarja ka ndodhur në ...

17:45

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI