Flash

Vendimi për Ballukun/ Berisha: Personeli i gjykatës u shantazhua me video

Lapsi.al 12 December 2025
Vendimi për Ballukun/ Berisha: Personeli i gjykatës u shantazhua me

Kryetari i Partisë Demokratike gjatë një konference shtyp tha duke komentuar situatën me Gjykatën Kushtetuese pas ankimimit të Ramës për të mbrojtur Ballukun, se “personeli i asaj gjykate është shantazhuar me video të ndaluara për përdorim”.

Berisha: Dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe si një akt të mirëfilltë antikushtetues, ndërhyrjet brutale të Edi Ramës në Gjykatën Kushtetuese për mbrojtjen e vetes së vet, në aparencë, Ballukut.

Në fakt, ai mbron veten e tij.

Tani, më duhet t’u rikujtoj shqiptarëve, por edhe atyre ndërkombëtarëve, të cilët janë të interesuar për të vërtetat në këtë vend.

Në janar të vitit 2011, pas një video të manipuluar nga Edi Rama dhe Filip Çakulli, në të cilin në mënyrë false akuzonin Ilir Metën për një ryshfet, që nuk ishte kurrë i tillë, u faktua, prej 700 mijë eurosh, Ilir Meta, pa ardhur kërkesa nga prokuroria për hetim, për imunitet, ka dhënë dorëheqje nga zëvendëskryeministër dhe ka hequr dorë nga imuniteti.

Në atë kohë, prokurore ishte Ina Rama, dhe në rastin tjetër para Ilir Metës, Fatmir Mediu ka dhënë dorëheqjen dhe heqjen e imunitetit.

Lulzim Basha ka dorëzuar imunitetin.

Ndërsa Lubi Balluku as nuk jep dorëheqjen, as nuk shkarkohet, siç shkarkova unë Ilir Rusmalin.

Po, absolutisht, me dokumente. Tjetër punë se në një akt njerëzie, u njoftua si dorëheqje.

Jo, nuk ishte dorëheqje, sepse i vëllai i tij, të cilin unë e njihja, ishte kryetar i dhomës së eksporteve, kishte bërë presion ndaj drejtorit të përgjithshëm të burgjeve për një tender dhe e kishte kërcënuar.

Ai e kishte regjistruar.

Drejtori ishte një njeri i ndershëm.

Dhe ministri, në vend që të dënonte vëllanë e tij që i kishte përmendur emrin, shkarkonte drejtorin që e kishte regjistruar.

Dhe unë shkarkova ministrin.

Ky është standardi normal.

Por këto nuk duhet t’i mohojë se nuk shërbejnë, se duke mohuar këto, ja ku arritëm, kryeministër që bën avokatinë e ministrit të tij.

Gjykata Kushtetuese është në ditën më të vështirë për shkak të presioneve, kërcënimeve të shumanshme.

Deklaroj këtu gjithashtu se sipas disa të dhënave, për personelin e asaj gjykate janë përdorur për komprometim edhe video absolutisht të ndaluara për përdorim.

Po, për t’u imponuar dorëheqje, për t’u imponuar largim.

Se tani, me këto regjistrime që bën Skapi, mund të ndodhë çdo gjë aty.

Por kjo që u them është e sigurt.

A e ka bërë Skapi apo ka ndonjë maniak që vë kamerat aty, këtë nuk e di.

Por janë përdorur.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI