Flash

Berisha: Ministri i Mbrojtjes nuk shkel dot në dy vende të NATO-s

Lapsi.al 11 December 2025
Berisha: Ministri i Mbrojtjes nuk shkel dot në dy vende të NATO-s

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta gjatë fjalës së tij në Kuvend kur foli në mocionin me debat për zgjedhjet e 11 majit. Berisha tha se ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nuk mund të shkelë në dy vende anëtare të NATO-s, por nuk dha emrat e këtyre vendeve apo arsyet.

“Ku është ky Pirro Vengu? A e dini ju se në dy shtete të NATO-s nuk shkel ministri juaj? Që shkruante drejtori i arkivit se Pirro Vengu, kur e akuzova për dezertor, është ortodoks çam. Ai është zagoriot dhe ka marrë shtetësinë greke dhe duhet t’i përgjigjet shtetësisë” – tha Berisha.

Gjatë kohës që punonte si këshilltar i ministrisë së Jashtme Vengu u thirr nga Greqia për të kryer shërbimin ushtarak për shkak të nënshtetësisë greke. ©LAPSI.al

Të këshilluara

FNSH zbarkon në Vlorë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur në Vlorë kontrolle të befasishme në segmente rrugore dhe ba...

20:37

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI