Flash

"Edi Rama shko te shokët"/ Lëvizja BASHKË proteston përpara Kuvendit (VIDEO)

Lapsi.al 11 December 2025
"Edi Rama shko te shokët"/ Lëvizja BASHKË proteston

Aktivistë të lëvizjes “Bashkë” kanë protestuar mbrëmjen e sotme kundër buxhetit që po diskutohet në Parlament. Me pankarta në duar, aktivistë janë mbledhur para Kuvendit, duke përcjellë disa mesazhe.

“Taksoni dhjamin, jo djersën", "Populli kundër korrupsionit dhe varfërisë", janë disa nga parrullat që mbajnë të rinj të kësaj lëvizje.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarët t’i bashkohen protestës së lëvizjes “Bashkë” para Kuvendit.

“O Edi Rama shko te shokët”, “Populli në aksion për ligj dhe drejtësi”, “Edi Rama shko tek shokët”, janë disa nga thirrjet që dëgjohen jashtë Kuvendit.

Edhe pse në Kuvend diskutohen çështje të rëndësishme si Busheti i vitit të ardhshëm dhe Paketa Fiskale, kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në seancë. /LAPSI.al

Të këshilluara

FNSH zbarkon në Vlorë

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe sektorin e krimeve kanë nisur në Vlorë kontrolle të befasishme në segmente rrugore dhe ba...

20:37

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI