Flash

“Më të këqijtë e më të këqijve”/ Arrestohen në SHBA 6 shqiptarë të rrezikshëm (FOTO)

Lapsi.al 11 December 2025
“Më të këqijtë e më të këqijve”/

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku renditen të huajt e konsideruar si më të rrezikshmit, të ndaluar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave. Në listën “më të këqijtë”, përfshihen edhe 6 shtetas me origjinë shqiptare.

Sipas deklaratës zyrtare, nënsekretarja Kristi Noem thekson se agjentët po zbatojnë urdhrat për dëbime në shkallë të gjerë, duke nisur nga individët me historikun më të rënduar kriminal. “Po çojmë përpara premtimin e Presidentit Trump, duke synuar së pari elementët më problematikë”, - thuhet në njoftim.

Mes personave të arrestuar rezultojnë:

Vasil Vukaj – i shpallur fajtor për vrasje, u kap në Kaliforni.

Florjan Delija – i dënuar për sulm, arrestuar në Nju Jork.

Adush Muçaj – me precedent për sulm fizik, ndaluar në Jutah.

Marian Makai – i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni.

Nga Kosova janë përfshirë në listë edhe: Nikollë Lleshaj dhe Besart Hoxha.

Sipas njoftimit, publikimi i këtyre emrave vjen si pjesë e operacioneve për identifikimin dhe largimin e personave të konsideruar si rrezik për sigurinë publike në SHBA. /TCH

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI