Flash

Klodian Braho peshon punën e Arben Krajës dhe Altin Dumanit

Lapsi.al 11 December 2025
Klodian Braho peshon punën e Arben Krajës dhe Altin Dumanit

Kandidati për të drejtuar SPAK, Klodian Braho gjatë intervistimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë tregoi pikën e tij të fortë që janë hetimet për korrupsionin.

I pyetur nga anëtarja e KLP, Arta Mandro se çfarë do të merrte nga dy drejtuesit e kaluar, Altin Dumani dhe Arben Kraja, Braho tha: “Nga Dumani do merrja pro-aktivitetin dhe vendosmërinë. Edhe nga Kraja do merrja qetësinë në kryerjen e detyrës”.

Arta Mandro: A ka një pikë të fortë tuajën dhe një pikë të dobët?

Klodian Braho: Nuk mendoj se jam perfekt. Si pikë të fortë do përmend faktin që kam eksperiencë të gjatë në hetimet për korrupsion. Që në 2012 jam marrë veprën penale të lidhur me korrupsionin. Kam patur qetësinë dhe qartësinë e duhur, edhe maturinë në kryerjen e hetimeve. Këto i vlerësoj si gjë pozitive.

Sa i përket pikës së dobët, prokuroria nuk ka qenë si sot. As ne nuk kemi qenë të përgatitur për këtë komunikim publik, për këtë vëmendje publike. Mendoj që është një ndër pikat e mia të dobëta, do ti kushtoja rëndësi në të ardhmen, komunikimin me median. Ne si prokurori nuk kemi qenë të mësuar apo të përgatitur. Gjithmonë del drejtuesi, ai që përfaqëson. Prokuroret nuk e kanë pasur gjithmonë këtë mundësi dhe këtu ka vend për përmirësim.

Arta Mandro: Çfarë do të merrnit nga drejtuesit e mëparshëm?

Klodian Braho: Nga Dumani do merrja pro-aktivitetin dhe vendosmërinë. Edhe nga Kraja do merrja qetësinë në kryerjen e detyrës.

Arta Mandro: Çfarë nuk do merrnit prej tyre?

Klodian Braho: Të dy kanë ushtruara të njëjtën detyrë kur institucioni nuk ka qenë i njëjti. Në kohën e zotit Krajës institucioni duhet të ishte më aktiv. Edhe pse çështjet duan kohën e tyre. Në krahasim me zotin Dumani, duke vlerësuar punën e tij, do ti merrja anën e pro-aktivitetin, e kam të vështirë që nuk do të doja ta kisha. Nuk jam konformist, por po tregohem i sinqertë.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës. Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të...

09:04

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI