Flash

Radha e Elvin Gokajt: Programi për drejtimin e SPAK

Lapsi.al 11 December 2025
Radha e Elvin Gokajt: Programi për drejtimin e SPAK

Kandidati për drejtimin e SPAK, prokurori Elvin Gokaj, gjatë paraqitjes së platformës së tij, theksoi se drejtimi i Prokurorisë së Posaçme duhet të mbështetet mbi efikasitetin, bashkëpunimin dhe fokusin tek hetimet cilësore.

Ai deklaroi se çdo prokuror duhet të përqendrohet tek hetimi dhe ndjekja penale, duke pasur besim të plotë tek aftësitë profesionale të stafit mbështetës.

Gokaj nënvizoi se strategjia e tij drejtuese do të përqendrohet në disa hapa kyç, ku i pari lidhet drejtpërdrejt me politikën e goditjes së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai shtoi gjithashtu se edhe korrupsioni, sidomos ai i ashtuquajturi i “jakave të bardha”, ka njohur zhvillim të shpejtë dhe kërkon qasje të reja hetimore.

“Çdo prokuror duhet të fokusohet tek mund të fokusohet tek hetimi dhe ndjekja penale duke pasur besim tek aftësitë e stafit mbështetës. Strategjia ime e drejtimit do të përqendrohet në këto hapa:

Hapi i parë lidhet me politikën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Krimi i organizuar përfaqëson një nga kërcënimet me serioze. Ai ka kaluar fazat e operimit tradicional duke evoluar drejt infiltrimit në ekonomi, pastrimit të parave dhe ndikim në vendimmarrje publike.

Edhe korrupsioni specifikisht i ‘jakave të bardha’ ka evoluar me ritme të mëdha dhe është e domosdoshme jo vetëm goditja e faktit korruptiv, por edhe konfiskimi i produkteve të ardhur nga krimet korruptitve”, tha prokurori.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Shkodër

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative Postribë të Shkodrës. Trupin e tij e kanë pikasur kalimtarë të...

09:04

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI