Flash

Lapaj: Mund të hyjmë në grevë urie para kryeministrisë

Lapsi.al 10 December 2025
Lapaj: Mund të hyjmë në grevë urie para kryeministrisë

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj tha për News24, u shpreh se pushteti rrëzohet nëse shqiptarët zbresin në shesh. I pyetur se çfarë pret nga nisma që ka ndërmarrë duke qëndruar 24 orë në sheshin para kryeministrisë, Lapaj tha se varianti më i mirë është që njerëzit të bashkohen dhe të detyrojnë Ramën të japë dorëheqjen.

“Ky do të ishte varianti më i mirë për shqiptarët. Variant i dytë është që shqiptarët mendojnë se nuk ka ndonjë gjë për të ndryshuar. Qëndrojmë në këtë shesh aq sa do të na mbajë trupi. Nuk është vetëm kauza ime por e të gjithë shqiptarëve, kur shkon në spital nuk mendon se s’ka ilaçe. Po sakrifikoj për ti mundësuar vajzës time jetën në një vend normal, ku ai që paguan taksa, respektohet dhe merr shërbime si taksapagues”, tha Lapaj.

Ai tha se nuk përjashtohet edhe ideja e shndërrimit të aksionit në grevë urie.

"Ka dy variante, për të më hequr nuk e bëjnë se lodhen kot. S’kanë si më heqin se do vijë prapë. Ka dy variante, i pari është që njerëzit bashkohen më shpejt dhe procesi shkurtohet. Dhe unë jam i bindur se nëse njerëzit bashkohen, Rama detyrohet të japë dorëheqjen. Kjo do të ishte variant më i mirë për shqiptarët. Variant i dytë është që shqiptarët mendojnë se nuk ka ndonjë gjë për të ndryshuar. Qëndrojmë në këtë shesh aq sa do të na mbajë trupi. 

Nuk është vetëm kauza ime por e të gjithë shqiptarëve, kur shkon në spital nuk mendon se s’ka ilaçe. Po sakrifikoj për ti mundësuar vajzës time jetën në një vend normal, ku ai që paguan taksa, respektohet dhe merr shërbime si taksapagues. Luftoj që ne të ndërtojmë një republikë normale. Besoj se brenda një dekade të transformojmë konceptin e ndërtimit të shtetit. Mbetet ide e mundshme greva e urisë" - tha Lapaj. /BW

Të këshilluara

Çfarë na tha koha për Air Albanian?

Nga Irena Beqiraj "Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, ësht...

20:21

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI